Një libër elektronik mbi bioetikën për të rinjtë
R.SH. - Vatikan
Pas aplikimit, krijuar nga Fondacioni Jérôme Lejeune dhe Dikasteri vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën, përhapur në vitin 2019 gjatë DBR-së në Panama, Keys to Bioethics - Bioethics Manual for Youth (Kyçi i bioetikës - Manual Bioetik për Rininë”) tashmë mund të lexohet në 4 gjuhë: italisht, anglisht, spanjisht dhe portugalisht. Pas pak do të mund të shfletohet edhe në frëngjisht. Prodhuar në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Web të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikimin, doracaku arrin në fund të vitit “Familja Amoris Laetitia” dhe Takimit X Botëror i Familjeve.
Synimi është që fëmijët dhe të rinjtë të njihen me problemet e mëdha të Bioetikës, të lindura në vijim të progresit shkencor-teknologjik, që herë pas here është edhe çorientues. Duke iu përmbajtur parimeve të shkencës dhe arsyes njerëzore, synon të ndihmojë në dhënien e përgjigjeve të thjeshta, duke u nisur nga informacioni teknik i saktë dhe rigoroz, të cilin besimi i krishterë e mbush me kuptim.
“Mjet praktik dhe aktual për t’iu përgjigjur disa pyetjeve” - shpjegon kardinali Kevin Farrell, prefekt i Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën: “Përgjigje të qarta, të thjeshta por gjithëpërfshirëse, që mund t’i ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë të vërtetën për bukurinë dhe veçantinë e çdo jete njerëzore”. Libri “Çelësat e Bioetikës” e mundëson lexuesin të kuptojë në mënyrë të thjeshtë, falë informacioneve të sakta dhe rigoroze, se jeta e njeriut është e bukur dhe se duhet ta shikosh me habi, për të zhdukur pengesat që ta trazojnë mendjen”.
Nëse këto faqe - nënvizon Jean Marie Le Méné, kryetar i Fondacionit Jérôme Lejeune - do të jenë në gjendje t’i thellojmë njohuritë tona për jetën dhe do të na ndihmojnë të kuptojmë se ne kemi misionin e kujdestarëve të të gjithë jetës njerëzore, atëherë do t’ia kenë arritur qëllimin”.
Libri elektronik është falas në: Google Books Apple Books www.laityfamilylife.va; www.fondationlejeune.org www.fundacionlejeune.es