Trasfigurazione Trasfigurazione

Shndërrimi i Krishtit

Atë ditë, në mal,/fytyra jote, o Jezus, shkëlqeu si dielli/e trupi yt u mbulua/me dritë e u bë dritë: /dhuratë për dishepujt, që të mos tuteshin/kur të të shihnin/ të shpërfytyruar nga dhimbja, / të gozhduar në kryq, /Edhe mua, o Jezus, Ti më dhuron/çaste drite e shkëlqimi, /e bën këtë, sepse ecën me besim/ edhe në shtigjet më të errta... /

R.SH. - Vatikan

Shndërrimi i Jezu Krishtit është në qendër të Ungjillit të Lukë (Lk 9, 28-36).

Në atë kohë, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur. Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. Kur qe, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia. Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem. 
Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të”.

Lutje:

Atë ditë, mbi Mal, ti, Jezus,

për provën e madhe

apostujt i gatite;

për provën e mundimeve

e të vdekjes së tmerrshme.

Atë ditë ti u tregove

fytyrën tënde të shpërfytyruar

larë me gjak…

që të mund t’i shihnin tiparet

e Birit të Zotit,

të njeriut të dhimbjes,

edhe në të dënuarin,

të mbërthyerin me gozhda

përmbi kryq.

Atë ditë ti fole

me Moisiun, prijësin e madh,

e me Elinë, profetin,

që të zhdukje çdo dyshim,

përmbi misionin tënd,

mbi Planin besuar nga Ati:

Plan, që kalonte

nëpër shtigjet e një kodre,

nëpër Golgotë,

te Kodra e Rrashtave!

Atë ditë, mbështjellë me re

Apostujt e dëgjuan,

dhe e kuptuan, një zë,  që shungullueshëm

zbriste nga lart:

“Ky është im Bir, i zgjedhuri,

Dëgjojeni!”.

Kjo ditë  duhet të mbetej në kujtesë

si ditë hiri, si ditë  takimi,

si gjurmë, që nuk shlyhet

mbi çdo shpirt;

edhe dhuratë

për rrugë të gjatë,

më të vështirën rrugë.

Pse mali yt i shndërrimit

o Zot i mbërthyer mbi kryq,

është edhe i shndërrimit tonë

ku mund të arrijmë,

vetëm si të jemi ngjitur

mbi kodrën e Golgotës…

 

06 gusht 2022, 09:21