Lutje për Vitin e Ri
Të falënderoj, o Zot,/ që më dhe hirin të shkel në shtigjet e pashkelura, /të një viti të ri. /Koha para meje/është libër me faqe të bardha/ ku unë do të shkruaj: /ndihmomë të shkruaj ç’është e drejtë, /e mirë, e bukur, e vërtetë...
R.SH. - Vatikan
Lutje për Vitin e Ri.
Të falënderoj, o Zot,
më dhe hirin të shkel në shtigjet e pashkelura,
të një viti të ri.
Koha para meje
është libër me faqe të bardha
ku unë do të shkruaj:
ndihmomë të shkruaj ç’është e drejtë,
e mirë, e bukur, e vërtetë;
që Viti im i ri, kur të bëhet Vit i vjetër,
të jetë i denjë për t’u lexuar prej teje.
Më mbaj ndër krahë
çdo ditë të këtij viti,
që drita e fytyrës sate,
të ndriçojë mbi timen.
Më mbaj në krahë
si të mbajti ty Maria
që të mos më pengohet këmba
e zemra lodhje të mos ndjejë.
Më merr ndër krahë,
e kështu çdo ditë
t’i besoj gëzimet
por dhe ligështitë
që rëndë peshojnë mbi shpirt.
Më merr, si Maria, e Viti,
i ri do të mbetet gjithnjë
deri në ditë të fundit,
kur ndërrohen kalendarët!
01 janar 2023, 09:22