Welby: "shtegtimi ynë së bashku, një shenjë për botën"
R.SH. - Vatikan
Andrea Tornielli
“Ne jemi mësuar, si Kisha, të jetojmë veçmas, të ndarë... por kjo normale, normale është që Kisha të punojë si një e vetme”. Kryeipeshkvi i Canterbury-t, Justin Welby është në avionin që po kthehej nga Juba, kryeqyteti i Sudanit të Jugut, drejt Romës. Pas konferencës për shtyp, ai ndau me Radio Vatican - Vatican News disa mendime mbi udhëtimin të sapo përfunduar, të jetuar së bashku me ipeshkvin e Romës. Papën dhe moderatorin e asamblesë së Kishës së Skocisë.
Kryeipeshkvi Welby, cilat janë përshtypjet tuaja në fund të këtij udhëtimi në Sudanin e Jugut, një shtegtim i bërë së bashku me Papën dhe Moderatorin e Asamblesë së Kishës së Skocisë, për të promovuar paqen dhe pajtimin në një vend të torturuar nga lufta civile dhe varfëria ?
Mendoj se udhëtimi ka një efekt në nivelin lokal të Sudanit të Jugut, mbi çka do të kthehem më vonë, dhe një efekt në nivelin global. Fakti që këta tre udhëheqës fetarë të Kishës janë bashkuar për herë të parë, sigurisht pas Reformës së Kishës, para së cilës dy nga Kishat tona nuk ekzistonin, besoj se është një shenjë shprese për paqe dhe pajtim në mbarë botën. Nëse ata që kaluan 150 vjet duke vrarë njëri-tjetrin dhe 300 vjet të tjera duke dënuar njëri-tjetrin, tani mund ta gjejnë veten duke kërkuar paqen dhe pajtimin së bashku, atëherë kushdo mund ta bëj. Zakonisht nuk e mbaj në gisht unazçn, por tani po mbaj se Papa Pali VI ai dha paraardhësit tim Michael Ramsey në vitet 1960, si shenja e parë e lidhjes midis Kishave tona. Dhe ajo lidhje - ajo unazë - dhe më pas shkopi baritor që Papa më dhuroi në vitin 2016, së bashku na flasin me forcë për një ndryshimin e zemres. Kjo më çon në Sudanin e Jugut. Ne kemi nevojë për një ndryshim zemrash. Lëvizja e Shpirtit në Kisha, veçanërisht shumë lëvizje brenda lëvizjes karizmatike, do të thosha, si edhe lëvizjet brenda kongregatave në nivelin lokal, kanë shembur shumë nga barrierat që na ndanë dhe nuk na lejuan të jetojmë ekumenizmin. Pra ekumenizmi vu në praktikë. Lufta e Dytë Botërore dhe pas saj, perdja e hekurt dhe komunizmi na dhanë ekumenizmin e vuajtjeve. Dhe ekumenizmi ka sjell Ungjillin e paqes, si për paqen fizike në luftë ashtu edhe për paqen në zemrën e njeriut. Në Sudanin e Jugut, britma dhe lutja ime është për ndryshimin e zemrës njerëzore të udhëheqësve të vendit. Sa herë që kemi folur atje gjatë dy ditëve të fundit, mund të dëgjohejë klithma e turmës kur ndonjëri prej nesh përmendte paqen, sigurinë e grave dhe nevojën për t'i dhënë fund korrupsionit. Populli i Sudanit Jugor kërkon paqe. Udhëheqësit duhet ta sigurojnë atë.
Ky shtegtim i përbashkët është një shenjë e madhe për botën, si edhe për ekumenizmin, siç thatë ju. A mund të ketë një kuptim edhe për të ardhmen, për vende të tjera dhe situata të tjera? A është ndoshta një mënyrë e re për të krishterët që të punojnë së bashku për paqen dhe pajtimin, edhe pse janë të ndarë në Kisha dhe në besime të ndryshme?
Nëse ky do të ishte një dialog dhe jo një intervistë, do t'ju propozoja këtë pyetje: "Sa njerëz janë ringjallur nga të vdekurit të dielën e Pashkëve?". Një. Si mund të jemi kaq shumë Kisha? Pra, çfarë të bëjmë për këtë? Ekziston vetëm një ringjallje, e cila është burimi i jetës sonë. Ekziston vetëm një Zot i kryqëzuar, i cili është burimi i faljes sonë. Ka vetëm një Shpirt, siç thotë Pali në Letrën e Parë të Korintasve, i cili është burimi i jetës së Kishës dhe i dhuratave tona. Zoti ka bërë gjithçka që e bën të mundur pajtimin tonë. Është vetëm krenaria njerëzore ajo që reziston. Ne duhet të kujtohemi vazhdimisht dhe shpresoj se ky udhëtim u kujton njerëzve se normaliteti është që Kisha të funksionojë si një gjë e vetme. Ajo që është jonormale është konkurrenca. Nuk e di sa thellë ka shkuar ekumenizmi. Është i përhapur, por nuk jam i sigurt se është mjaft i thellë në zemrat e shumë udhëheqësve të krishterë në mbarë botën. Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me Krishtin, i cili na thërret dhe na thotë: "Ejani pas meje”. "Më ndiqni mua", mos më ndiqni mua dhe atë, atë dhe atë e.. kështu ma radhë.