Imzot Gjergj Meta: vizita e imzot Gallagher, shenjë bashkimi me Selinë e Shenjtë
Ipeshkvi i Rrëshenit nënvizon rëndësinë e vizitës së Sekretarit vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher, në Shqipëri e veçanërisht, në dioqezën e Rrëshenit, si shenjë e afërsisë së Selisë së Shenjtë dhe të Papës Françesku për vendin e vogël, të parin, që e vizitoi më 2014, në vitin e dytë të papnisë së tij
R.SH. – Vatikan
Një përfaqësues i Vatikanit kthehet në trojet ku ngrihej abacia e Oroshit, tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Të dielën, Sekretari vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher - në kudarin e udhëtimit të tij në Shqipëri, që do të vijojë nga 18 deri më 20 mars – do të shkojë në Rrëshen, ku në orën 11.00, do të kremtojë meshën në katedralen “Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës” e më pas, do të takohet me ipeshkvijtë e vendit. Ofertat gjatë meshës do të çohen në altar nga familjarët e martires së komunizmit, Marie Tuci. Më hollësisht, të ndjekim informacionin e ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Metës:
17 mars 2023, 12:54