Át Zef Bisha S.J.: Papa e kujton me dashuri popullin shqiptar
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku shpreh dashamirësi dhe vëmendje ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë. Kështu pohon Át Zef Bisha S.J., epror i Urdhërit të Jezuitëve në Shqipëri, i cili, dje paradite, së bashku me grupin e punës që përgatiti librin 'Historia e jezuitëve në Shqipëri ( 1841-1946)', u prit në audiencë private nga Papa Françesku.
Në letrën drejtuar eprorit të Urdhërit të Jezuitëve në Shqipëri, e cila është publikuar në botimin e përmendur, vetë Papa Françesku, mes tjerash, shkruan se “Jam i lumtur për publikimin e librit të historisë së jezuitëve në Shqipëri”.
Vepra, që pasqyron kontributit e jashtëzakonshëm të Etërve jezuitë në Shqipëri, u botua me rastin e me rastin e në 10-vjetorit të zgjedhjes te Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në selinë e Shën Pjetrit. Po më shumë për audiencën e veçantë me Atin e Shenjtë Bergoglio, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News, të dëgjojmë jezuitin shqiptar Át Zef Bisha:
Takimi me Papa Françeskun, ishte tejet emocionues e i paharrueshëm, si dhe përkujtues i “ një populli të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes”- siç do të shprehej vite më parë, në vizitën e Tij në Shqipëri, në 21 shtator 2014.
Me datën 10.07.2023, Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, priti në një Audiencë private, grupin e punës së përgatitjes së librit” Historia e jezuitëve në Shqipëri ( 1841-1946), të autores Ines Murzaku, profesore e religjionit dhe drejtoreshë e studimeve katolike në Seton Hall University në New Jersey.
Libri i përkthyer nga origjinali anglisht, në shqip nga Anna Shkreli, recensuar nga Dr. Markus, W.E. Peters, Prof. Asoc. Dr. Erenestina Gjergji (Halili), si dhe lekturuar nga Dasareta Mitro u botua nën kujdesin e Át Zef Bisha S.J, epror i Urdhërit të Jezuitëve në Shqipëri, i cili kryesoi grupin, në këtë Audiencë.
Ati i Shenjtë u interesua mbi aspekte konkrete të këtij studimi, duke theksuar se” Shqipëria ishte vendi i parë i vizituar në Evropë, prej zgjedhjes së Tij, Papë”, duke nënvijëzuar kështu rëndësinë dhe vëmendjen e Tij ndaj vendit e popullit shqiptar.
Studimi i prezantohet publikut në një vit të rëndësishëm historik, në 10-vjetorin e zgjedhjes te Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në selinë e Shën Pjetrit.
Në letrën drejtuar eprorit të Urdhërit të Jezuitëve në Shqipëri, e cila është publikuar në botim, vetë Papa Françesku shkruan se “Jam i lumtur për publikimin e librit të historisë së jezuitëve në Shqipëri,” ndërsa Át Roberto del Riccio S.J, Epror Provincial i provincës Euro Mesdhetare (EUM) komenton, se “Misioni jezuit në Shqipëri u kurorëzua me një trashëgimi shkencore, arsimore dhe misionare, e cila pasohet nga brezi i ri i jezuitëve, si edhe me martirizimin, ku shenjtëruan me gjakun e tyre dashurinë për Zotin Jezus dhe për tokën e popullin shqiptar.”
Libri, si pasqyrë e kontributit të jashtëzakonshëm të jezuitëve në Shqipëri, do të jetë një vlerë e shtuar njohëse, si dhe divulgative për lexuesin e interesuar, si dhe për një publik të gjerë.
Takimi me Papa Françeskun, ishte tejet emocionues e i paharrueshëm, si dhe përkujtues i “ një populli të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes”- siç do të shprehej vite më parë, në vizitën e Tij në Shqipëri, në 21 shtator 2014.