Imzot Gjergj Meta: gëzimi i të rinjve shqiptarë në DBR-në e Lisbonës
Për gjithçka përjetuan 180 të rinjtë shqiptarë, të pranishëm në Ditën e 37-të Botërore të Rinisë, na flet nga Lisbona, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit
R.SH. - Vatikan
“Gëzimi është misionar, nuk duhet ta mbajmë për vete, por duhet t’ua çojmë të tjerëve”: kështu u tha Papa të rinjve të DBR-së së Lisbonës, gjatë Mbrëmjes së djeshme të lutjes në Parkun Tejo të kryeqytetit portugez. “Po ju pyes: ju, që keni ardhur të kërkoni kuptimin e jetës, do ta mbani atë për vete apo do t’ua çoni të tjerëve? Gëzimi është misionar, prandaj, duhet t’ua çoj të tjerëve”, kjo porosia e Atit të Shenjtë. E pikërisht për këtë lloj gëzimi e për gjithçka përjetuan 180 të rinjtë shqiptarë, të pranishëm në këtë Ditë të 37-të Botërore të Rinisë, na flet nga Lisbona, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit. Ta dëgjojmë…
06 gusht 2023, 12:41