Nga Sinodi një letër për mbarë popullin e Zotit për të vazhduar rrugën e sinodale
R.SH. – Vatikan
Asambleja e Përgjithshme e XVI e Zakonshme e Sinodit të Ipeshkvijve, që po shkon drejt përfundimit të punimeve së saj, do të hartojë një letër-mesazh për mbarë popullin e Zotit: kështu njoftoi në konferencën e djeshme të pasdites në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë Paolo Ruffini.
Prefekt i Dikasterit të të Vatikanit për Komunikimin dhe kryetar i Komisionit të Informacionit të Sinodit, duke saktësuar se Komisioni për dokumentin përmbledhës ka menduar një tekst për t'u treguar të gjithëve, "sa më shumë njerëzve të jetë e mundur dhe mbi të gjitha atyre që ende nuk janë arritur ose nuk janë përfshirë në procesin sinodal” të Kishës, përvojën e jetuar nga anëtarët e këtij Sinodi që po mbahet në Vatikan që në fillim të këtij muaji tetor. Ruffini shpjegoi se sekretaria e Sinodit, në marrëveshje me Papën, e ka dorëzuar propozimin për votim në asamble, e cila e miratoi atë me një shumicë shumë të madhe (nga 346 votues, 335 ishin pro dhe 11 kundër).