Kërko

PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT

Kard Pizzaballa: 'dhimbje e shqetësim' për viktimat në Gazë. Një 'leadership i ri' për paqen në Lindje të Mesme

Duke folur me AsiaNews, patriarku latin i Jeruzalemit kard. Pizzaballa përshkon ngjarjet dramatike të periudhës së fundit, shkaktuar nga lufta, vrasjen e dy grave të krishtera. Një vdekje "e evitueshme", e pamundur t'i ngatërronin ato me milicët e Hamasit. Konflikti shkakton dhimbje që ndan e përçanë, këtu secili është i “mbyllur në vetveten”. Heshtje në Jeruzalem dhe Betlehem, lufta nuk na mundëson të vizitojmë as Gazën. Duhet të fillojmë sërish nga njerëzit,“për të rindërtuar” indin shoqëror.

R.SH. / Vatikan

“Dhimbje dhe shqetësim” për dy viktimat e krishtera, nënë e bijë, që janë vrarë nga një snajperist brenda kompleksit të famullisë kishtare të Familjes së Shenjtë në Gaza. Dhe ndërgjegjësimi se duhet “një leadership i ri” për t’iu rikthyer bisedave për paqen, dialogun, bashkëjetesën mes palëve sepse me leadershipin aktual nuk duket se është e mundur “të ndërtohet një paqe me perspektivë të qartë”. Kështu tha Patriarku i Jeruzalemit i Latinëve, Kard. Pierbattista Pizzaballa, i cili u krijuar kardinal nga Papa Françesku më 30 shtatorin e kaluar, shtatë ditë para sulmit të Hamasit më 7 tetor, i cili tronditi rajonin.

Të përgjakurit e Tokës së Shenjtë na nxjerr në pah, në njërën anë harresën e këtyre viseve prej shumë kohësh qe harruar nga komuniteti ndërkombëtar, e nën anën tjetër, nënvlerësimin se po në këto vise, nën hirin e harresës dhe të indiferencës, është kultivuar vazhdimisht flaka e ekstremizmave të kundërt, dhuna dhe mohimi i tjetrit. Një klimë urrejtjeje dhe shtypjeje që ka nxitur një konflikt të ri e madje edhe më të përgjakshëm se më parë në Gazë.

“Nuk ka luftëra të arsyeshme - vazhdon kardinali Pizzaballa - por ajo që ndodhi ishte e shmangshme nga këndvështrimi im, sepse dihej fare mirë vendi i kultit dhe dihej se kush ishte brenda Kishës”. Dy gratë që u vranë me gjakftohtësi, shton ai, ishin "shumë të dukshme, u perceptuan se ishin dy të moshuara" dhe sigurisht nuk kishin asgjë që mund t'i bënte ato të ngatërroheshin "me një luftëtar të ri të Hamasit". Pra ishte e nevojshme, shprehet Pizzaballa, “të ishin më të kujdesshëm” nëse mund të flasim për një gabim apo një fatalitet tragjik.

Megjithatë, dy viktimat janë pjesë e një kuadri më të gjerë plot me dhimbje, dhunë dhe viktima të pafajshme që prek të gjithë popullsinë e Rripit të Gazës, të krishterë e myslimanë, në veçanti civilë, me mijëra të vdekur në mesin e tyre edhe shumë gra e fëmijë. “Nuk dua të krijoj një tragjedi vetëm për viktimat e krishtera”, nënvizon kardinali Pizzaballa, por vështrimi duhet të zgjerohet “mbi dy milionë njerëz që janë të mbyllur brenda” Gazës, e cila prej kohësh është bërë një burg nën qiell të hapur, dhe që nga lufta e nisur nga Izraeli në përgjigje të sulmit terrorist të Hamasit "tashmë ka mbi 20 mijë të vdekur". "Këtu - thotë Pizzaballa - të vdekurit tanë janë pjesë e atyre 20 mijë e më shumë të viktimave" që kanë përgjakur Rripin në pak më shumë se dy muaj, me çështjen e hapur të pengjeve të cilët ende janë në duart e milicëve dhe të një diplomacie të brishtë ndërkombëtare që po punon për një armëpushim të ri.

19 dhjetor 2023, 11:07