Kërko

Nascita di Gesù - Natività - Natale Nascita di Gesù - Natività - Natale

Kard. Comastri: lutja Foshnjës së Betlehemit!

O Zot, derisa koha i shkatërron të gjitha shpresat,/e vetmja shpresë mbetesh Ti!/etja për dritë rilind pambarim;/e pritja lulëzon përsëri./Të presim Ty, o Foshnje e varfër e Betlehemit,/je ti përgjigja që në shpirtin tonë jehon,/Ferishte e Betlehemit,/je pasuria që ne s’e kuptojmë,Ti, varfanjak i Betlehemit,/je paqja që aq fort na mungon./O Zot, i lindur në Betlehem,/vetëm Ti mund të na dhurosh,/një rreze drite në errësirën tonë./Amen.

R.SH. / Vatikan

Kardinali i mirënjohur Angelo Comastri, kryeprift nderi i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan: lutja kushtuar “Varfanjakut të Betlehemit” 

Varfanjakut të Betlehemit” 
O Zot, derisa koha i shkatërron të gjitha shpresat,
e vetmja shpresë mbetesh Ti!
Në sa shekuj e shekuj me mijëra
kalojnë e zhduken,
Ti mbetesh përherë i ri.

Ti ruan freskinë e lules e të gurrës së acartë.
Në sa pasuritë gjithnjë më shumë zbulojnë
një fytyrë që gënjen e grimcohet,
Ti prap na mahnit, na josh përsëri
veç me varfërinë e Betlehemit.

O Zot, lodhur janë fjalët,
premtimet vijojnë të përsëriten
e të kundërshtojnë vetveten pambarim.
Po flakëza e shpresës në shpirt nuk na shuhet,
etja për dritë rilind pambarim;
e pritja lulëzon përsëri.

Presim diçka, presim Dikë.
Të presim Ty, o Foshnje e varfër e Betlehemit,
je ti përgjigja që në shpirtin tonë jehon,
Ferishte e Betlehemit,
je pasuria që ne s’e kuptojmë,
Ti, varfanjak i Betlehemit,
je paqja që aq fort na mungon.

O Zot, i lindur në Betlehem,
qytet i varfërisë e i vogëlsisë sonë,
vrapojmë pranë Marisë,
të të shikojmë me sy,
të të duam me zemër,
për të qenë, më në fund, me Ty, të lum,
o Varfanjak i Betlehemit,
se vetëm Ti mund të na dhurosh,
një rreze drite në errësirën tonë.
Amen.

24 dhjetor 2023, 10:31