Nga zjarri në Guinea të paktën 11 të vdekur, është shkatërruar Kisha e Shën Jozefit
R.SH. / Vatikan
Të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen dhe 84 të tjerë u lënduan rëndë nga një shpërthim që ndodhi, të hënën, në një terminal nafte në kryeqytetin e Guinesë, Conakry. Edhe “Kisha e Shën Jozefit Punëtor, në Conakry të Guinesë, e cila ndodhet 500 metra nga depoja e karburantit e cila mori flakë, është shkatërruar plotësisht”, njoftojnë burimet e Kishës vendore, për agjencinë e lajmeve Fides nga Conakry a Konakiri, kryeqyteti i Guinesë, ku natën midis 17 e 18 dhjetorit, një zjarr i dhunshëm shkatërroi depon kryesore të karburantit në vend.
Aktualisht situata duket se është nën kontroll pasi zjarrfikësit kanë luftuar për orë të tëra për të shuar flakët. “Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit”, thonë burimet e Kishës vendore nga Conakry. “Trafiku rrugor është ulur ndjeshëm për shkak se pompat e benzinës janë ende të mbyllura për shkak të dekretit të qeverisë të lëshuar menjëherë pas aksidentit. “Mungesa e karburantit regjistrohet jo vetëm në kryeqytet, Conakry, por në të gjithë Guinenë. Në fakt, karburanti që vinte nga jashtë, shkarkohej në magazinë e djegur dhe ishte destinuar të shpërndahej në të gjithë vendin”, shtojnë burimet për agjencinë e lajmeve Fides.
Si rezultat, çmimet e transportit tashmë janë rritur ndërsa afrohet një bum i karburantit në tregun e zi. Qeveria e Guinesë ka paralajmëruar se mund të ndodhin ndërprerje të energjisë elektrike. ( nga agjencia Fides 19/12/2023).