2023.12.02 presepe San Francesco Greccio valle reatina Rieti 2023.12.02 presepe San Francesco Greccio valle reatina Rieti

Krishtlindja, në kryevepra proze: Shpella e parë e Betlehemit e shën Françeskut (Emisioni V)

“Nata e Këshndellave 1223”. Është historia e Shpellës së parë të Betlehemit, realizuar nga Shën Françesku i Asizit, marrë nga revista ‘Zâni i Shna Ndout”, Vjeti X, Shkoder, (Shtypshkroja Françeskane, 1922, fq. 197-198), me autor Tommaso da Çelano e përkthyes të panjohur.

R.SH. / Vatikan

Krishtlindja, në kryevepra proze, faqe nga tradita tregimtare:  Nata e Këshndellave 1223 (Emisioni V)

Në emisionin e sotëm Krishtlindja, në kryevepra proze, po nisim shfletimin e disa faqeve nga tradita tregimtare e pikërisht “Nata e Këshndellave 1223”. Është historia e Shpellës së parë të Betlehemit, realizuar nga Shën Françesku i Asizit, histori e marrë nga revista ‘Zâni i Shna Ndout”, Vjeti X, Shkoder, (Shtypshkroja Françeskane, 1922, fq. 197-198), me autor Tommaso da Çelano e përkthyes të panjohur.

Nji nder mjete fort të bukura, qi Nâten e Kshndellave e bân edhe mâ të gzueshme se çdo Kremte tjeter, âsht pernjimend njajo doke e hershme e njiheri e pershpirtshme, e cila 5-6 dit para i nxitë fmijt e familjeve me i gatue Foshnjes hyjnore nji shpellë a grazhd në ndo ‘i vend sa mâ t’errtë shpije, në përkujtim t’asajë Natë fatbardë, në të cilen leu në shpellë të Betlemit Shelbuesi i ynë, Jezu Krishti.

Dihet se ky zakon i bukur, ase si i thonë kta të vendit Betlemi, xû fill prej Shë Françeskut, e qe se si:

Ky Serafin dashtnije kishte nji devocjon të madh per Nâtë të Kshndellave e e kish’ doke me thanë se Kshndellat jânë : “K r e m t j a  e  t ë  g j i t h a  K r e m t e v e”, e, per me i bâ edhe mâ të gzueshme, ka herë i kish’ vojtë neper mend me i a pergja Nâten e Kremtes, asajë Nâtë të lume, në të cillen kishte le në shpellë të Betlemit Foshnja hyjnore, i Lumi Krisht: d.m.th. me ndreqë nji Betlem, shka s’ i kish’ pasë vojtë kurrkuej neper mend deri m’at herë. Masi i kje pelqye edhe prej Shêjtit At Papë kjo mnyrë e rè, dau me i a nisë pûnës sa mâ parë, tuj kênë se s’ ishte fort larg Nâta e Kshndellave.

Shë  Françesku kishte ne Greccio nji mik bâmirës, êmnit Gjon, të cilit i a kish’ çilë sa e sa herë mendimin e vet; prandej tash, mbasi i kje pelqye ky mendim edhe prej Kishe, i çon fjalë e i thotë: “Un dishroj me e kremtue me ty, ne të pelqeftë, Nâten e Kshndellave e qe sesi: Nder  pyllnâjë t’ua ke per të zgjedhë nji vend a mâ mirë nji shpellë; mbrenda saj ke per të ndreqë nji grazhd me sânë a kashtë e per ngjat tij kè per të lidhë nji ka e ‘i gomâr, e mundou, der kû të mundesh, me ia pergja shpellës së Betlemit. Dishroj me e pa nji herë me sý  të mi, në kjoftë se si, të Lémt e Shelbuesit t’onë….”. Gjoni e pelqei me ‘i gzim të madh mendimin e Shêjttit, edhe gatiti gjithshka mbas dishirit të tij. Kjenë bâ me dije Fretent e nji Kuvendi aty pranë bashkë me ânas e rrethas, e, si mrrîni koha e shênjueme, rrâni n’at pyllë nji popull i madh me gjithnduer flakësh e dritësh nder duerë. Prozhmi dukej i ndezun flakë, perse- si thotë shkruesi i ksajë ndollje, i Çelansi – s’ kishte si me kalue në terr ajo nâtë, në të cilen kishte lè në shpellë të Betlemit Foshnja hyjnore, Shelbuesi i ynë. Ndersa mlidhej popull gjithnji, Fretent rrishin tuj kndue kangë Kshndellash, të cilat persriteshin prej ânasve e prej jehonës së shpellave të zabelit. Shë Françesku rrite para të gjithve ngjat grazhdi, plot gzim, jashta vedi e i kputun mâlli.

Në pikë të mjesnâtës kje çue Mesha n’at pyllë shi mbi grazhd. Shêjti, si Djakon, kndoi Ungjillin me ‘i zâ të bukur e të kumueshem, perse zêmra e shpirti i tij ishte ngûlë e permbledhë krejt në diftesë të Shë Mateut. Të maruemen Ungjillin së knduemit, i u suell popullit me ‘i predk të shkurtë e të permallshem permbi të Lém të Lumit Krisht e permbi lumní të gjytetit të vogël të Betlemit. I pershkuem mâlli e dashtnije ndaj Shelbuesin hyjnuer, e quete të Lumin me êmen: “Foshnja e Betlemit”... Gadi të gjith ata, qi mueren pjesë n’at kremtim, kishin tretë me mend prej lumnìs e gzimit t’asajë Nâtë, e, rregulluesi i kremtes, Gjoni prej Greccio, diftoi mprapa çiltas se e kish’ pa aj vetë mbî grazhd per do kohë Foshnjen hyjnore, të Lumin Krisht fjetë, rrokë me Shë Françeskun.  

Kshtû kaloi ajo Nâtë e lume per të gjith ata, qi paten fatin e bardhë me mârrë pjesë n’at ngallnjim.

Pês vjet mbasi kje êmnue Shêjt Françesku, shi n’at pyllë kû kje lutë aj kremtim ngallnjyes, kje ngrehë nji Kishë e vogel a Kapelë, në nderë e lavd të Shë Françeskut.

 

05 dhjetor 2023, 10:53