Kërko

Mons. Marcianò in Kosovo per il Natale Mons. Marcianò in Kosovo per il Natale

Krishtlindja: Imzot Marciano në Kosovë në mesin e ushtarëve italianë

Ipeshkvi ushtarak për Italinë, Imzot Santo Marcianò, për Krishtlindje vizitoi kontingjentin italian në Kosovë. Gjatë predikimit, duke iu drejtuar ushtarëve, Imzot Marciano tha: “Paqja është vlerë e pastër njerëzore, por në dritën e realitetit që na rrethon, në dritën e historisë, është mbi të gjitha dhuratë për t’u kërkuar, dhuratë për t'u merituar”.

R.SH. / Vatikan

Ipeshkvi ushtarak për Italinë, Imzot Santo Marcianò, për Krishtlindje shkoi të vizitojë kontingjentin italian në Kosovë. Në mbrëmjen e 24 dhjetorit, njofton Ordinariati Ushtarak i Italisë, imzot Marcianò kryesoi  Meshën e natës së Krishtlindjes, në komandën e KFOR-it, në Prishtinë.

Gjatë predikimit, duke iu drejtuar ushtarëve, Imzot Marciano mes tjerash tha: “Kushdo që punon për ta bërë paqen realitet konkret, duhet të jetë i vetëdijshëm se paqja është vlerë përcaktuese, sepse gjithçka  ndërtohet mbi të. Kush punon për paqen, kujton domosdoshmërisht problemin e Zotit, pyetjen për Zotin”. “Paqja - shtoi ai - është vlerë e pastër njerëzore, por në dritën e realitetit që na rrethon, në dritën e historisë, është mbi të gjitha dhuratë për t’u kërkuar, dhuratë për t'u merituar”.

Në ditën e Krishtlindjes, Imzot Marcianò festoi në Pejë. E u dha edhe disa ushtarëve Sakramentin e Krezmimit. Gjatë dy ditëve të Krishtlindjes në Kosovë, Ipeshkvi takoi ushtarët, bisedoi me ta dhe u shprehu mirënjohjen e tij dhe të gjithë Kishës për punën delikate në shërbim të vendit.

28 dhjetor 2023, 09:21