Kisha katolike në Shqipëri: “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes në edukim”
R.SH. / Vatikan
Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë, përmes Komisionit Kombëtar të Edukimit Katolik Shqiptar, për t’u kujdesur për edukimin katolik dhe i orinetuar përherë drejt përmbushjes së vlerave ungjillore dhe sugjerimeve të ofruara nga Pakti Edukativ Global, organizon sot, me datë 6 dhjetor 2023, në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirja në edukim”, me pjesëmarrje të personaliteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e edukimit, botën e klerit katolik apo të politikës. Më hollësisht njoftimi i zëdhënësit të KISH dom Mark Pashkja:
Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë, përmes Komisionit Kombëtar të Edukimit Katolik Shqiptar, për t’u kujdesur për edukimin katolik dhe i orientuar përherë drejt përmbushjes së vlerave ungjillore dhe sugjerimeve të ofruara nga Pakti Edukativ Global, organizon sot, me datë 6 dhjetor 2023, në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirja në edukim”, me pjesëmarrje të personaliteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e edukimit, botën e klerit katolik apo të politikës. Më hollësisht njoftimi i zëdhënësit të KISH dom Mark Pashkja:
Tiranë, më 30/11/2023
Njoftim
Lidhur me konferencën “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes në edukim”
Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar, organizëm kishtar i ngritur nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë për t’u kujdesur për edukimin katolik, i orientuar përherë drejt përmbushjes së vlerave ungjillore dhe sugjerimeve të ofruara nga Pakti Edukativ Global, organizon me datë 6 dhjetor, 2023 konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirja në edukim”.
Kumtues të kësaj konference janë personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e edukimit, botën e klerit katolik apo të politikës. Kështu, do të jenë të pranishëm z. Jose Maria Alvira, president i Komisionit Evropian të Edukimit Katolik; prof. dr. Jan de Groof, Themelues dhe President i ELA- (European Association for Education Law) Belgjike. z. Enzio Delfino, presidenti i DiSal; Itali; z. Ignasi Grau, drejtori i përgjithshëm i OIDEL-it,-Spanje MsC. Eric Bloemkolk, drejtori ekzekutiv i SOFT Tulip-Hollandw. Po ashtu, edhe z. Ermelinda Gjocaj, përgjegjëse e edukimit pranë UNICEF, Shqipëri, z. Ermal Hasimja, përfaqësues i rrejtit të shkollave private të Shqipërisë, znj. Nina Guga, zëvendës ministre e Arsimit si dhe Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot. Angelo Massafra.
Konferenca do të hapet me fjalën përshëndetëse të arqipeshkvit të Tiranës, Imzot. Arjan Dodaj, Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe Koordinatores Kombëtare të Edukimit Katolik Shqiptar, motër Teuta Buka.
Të gjithë referuesit do të diskutojnë në tre panele. I pari, “Pluralizmi Edukativ si një pasuri e Evropës”; i dyti “Roli i pluralizmit kulturor në ndërtimin e identitetit evropian të Shqipërisë” dhe i treti, “Praktika edukative, sfidat dhe perspektivat evropiane dhe shqiptare”.
Synimi kryesor i konferencës është nxjerrja në pah e metodave, mjeteve dhe mundësive për krijimin në Shqipëri të një hapësire edukative e cila përafrohet më tepër me atë evropiane, e cila përqafon gjithë vlerat, parimet dhe idealet e Evropës së Bashkuar. Konferenca mbahet në ambientet e hotel “Tirana International” nga ora 09:00 – 13:00.