Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Krishtlindja, të duam sipas logjikës së Zotit
R.SH. / Vatikan
Mesazhet e Ipeshkvijve të Kishës katolike të Shqipërisë për Kshnellat 2023. Në Lindjen e Jezu Krishti aktualizohet dashuria e Zotit për ne, në Foshnjën e Betlehemi kemi një model frymëzimi dhe imitimi për jetën tonë për përditshme., pohojnë mes tjerash ipeshkvijtë e Shqipërisë, të cilët i drejtohen me lutjen drejtuar Hyjit të gjithpushtetshëm për progresin shpirtërorë dhe njerëzor të popullit tonë Shqiptare, duke uruar dhe bekuar popullin shqiptarë: Përshumvjet Krishtlindjen. Po më tepër të ndjekim njoftimin e dom Mark Pashkja:
Në përkim të plotë me logjiken e mishërimit të Zotit, barinjtë e Kishës katolike në Shqipëri në vigjilien e festës së Krishtlindjes, dërguan mesazhe urimi dhe reflektimi ndaj populli të Zotit. Nëpërmjet mesazheve zyrtare ato u përpoqen të mishërojnë brenda situatës aktuale lajmin e gëzueshëm që sjell në botë lindja e Shpëtimtarit. Aktualizimi i dashurisë si virtyt esencial i Zotit, në kontekstet ku të krishterët janë të thirrur të jetojnë e punojnë, ishte ajo që përbashkonte episkopatin katolik në Shqipëri.
Në përsonin e Krishtit e vërteta nuk është më një koncept por mishërim personal i cili bëhët model frymëzimi dhe imitimi. Krishtlindja është pikërisht ngjarja me anë të cilës, njeriut i jepet mundësia të takojë në mënyrë personale këto dy realitete. Dashurinë dhe të vërteten. Krishti është e vërteta që mishërohet dhe tashmë mund të preket dhë përqafohet në mënyrë personale. Në të gjendet perfeksioni i dashurisë. Dashuri e cila e orienton njeriun drejt horizontit të pavdekshmërisë për të cilin edhe është krijuar.
Vetëm duke përqafuar në mënyrë të plotë këtë të vërtetë njeriu mund të bëhet i aftë për të dashur sipas logjikës së Zotit. Pa interes, falas e pa pritur shpërblim. Aplikimi i kësaj dashurie na jep sy të shohim të gjithë ato njerez e situata, ku Jezusi bëhet i pranishëm. Të varfrit, të braktisurit, personat me aftësi ndryshe janë edhe mbeten rastet më të volitshme, nëpërmjet të cilëve mund të takohet Ai. Jo rastësisht këto mbeten gjithmonë shtresat ndaj të cilave zëri dhe kujdesi i Kishës në Shqipëri mbetet primarë. Pikërisht kujdesi dhe vëmëndja ndaj këtyre shtresave, zë edhe hapsirën më të madhe të porosisë së Ipeshkvinjve lokalë në Shqipëri.
Me lutjen drejtuar Hyjit të gjithpushtetshëm për progresin shpirtërorë dhe njerëzor të popullit tonë Shqiptare, Barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri uruan dhe bekuan popullin shqiptarë: Përshumvjet Krishtlindjen.