2023.12.23 Nicaragua - la tradizione natalizia delle Posadas 2023.12.23 Nicaragua - la tradizione natalizia delle Posadas

Në Nikaragua, ndalohen Betlehemet e gjalla, "Posadas"

Në vendin e Amerikës Qendrore, masat kufizuese të qeverisë Ortega kundër Kishës po thellohen. Viti 2023 regjistroi numrin më të madh të sulmeve kundër institucioneve katolike, priftërinjve dhe rregulltarëve

R.SH. / Vatikan

Masat kufizuese kundër Kishës Katolike në Nikaragua shtrihen deri në Krishtlindje: qeveria e Daniel Ortega-s ndaloi edhe Posadas tradicionale, skenat e lindjes së Krishtit, të krijuara në rrugë gjatë ditëve para festës. Në vendin e Amerikës Qendrore, Posadat e Krishtlindjeve janë procesion me figurat e Jozefit dhe Marisë, përfaqësuar përgjithësisht nga fëmijë ose adoleshentë, të cilët shkojnë nëpër shtëpi duke kërkuar një strehë (Posada) për foshnjën Jezus, që do të lindë. Në këmbim të mirëseardhjes, fëmijët këndojnë këngët e para skenës së Lindjes. Por këtë vit - siç njoftoi avokatja Nikaraguane për të drejtat e njeriut, Martha Molina - policia njoftoi se nuk do taë lejojë këtë lloj festimi. Mund të jetohet vetëm brenda kishave.

Vendimi i Ortega-s

Avokati argumentoi se vendimi ishte marrë personalisht nga Presidenti Ortega. Aktivistë nga OJQ-të e ndryshme denoncuan oficerët e policisë që shkuan në famulli për të penguar priftërinjtë të organizonin festime të tilla në rrugë, tipike të traditës së Krishtlindjes.

Nikaragua, një tjetër ipeshkëv i arrestuar

Arrestohet edhe një ipeshkëv tjetër, ai i Siunas, Imzot Isidoro Mora, pasi u lut për Imzot Rolando Álvarez, ipeshkvin e Matagalpës, dënuar pa gjyq me 26 vjet burg.

2023, viti më i keq për Kishën

Këtë vit, përndjekja e Kishës ka pësuar një shkallëzim progresiv. 2023-shi regjistroi numrin më të madh të sulmeve - 275 - duke përfshirë mbylljen e organizatave, të universiteteve katolike si dhe arrestimet e priftërinjve dhe rregulltarëve.

(nga Osservatore Romano)

23 dhjetor 2023, 17:37