Natività - Natale - La nascita di Gesù Cristo Natività - Natale - La nascita di Gesù Cristo

​​At Pjeter Meshkalla: O Krisht! A bah'na shokë?

A bah'na shokë ?/O Krisht i bukur, sa i vogel je,/me ecë nuk ditke, pse ‘i tesh ke le..../A bahna shokë? A do me t’mësue/me ecë si unë pa'u vra pa'u rrëzue?/A do me t’vesh n’nadje vetë,/edhe me t’vu n’mbramje me fjetë/n’paç qejf, jam gati edhe me t’la,/e me t’fshi faqet pa t’ba me kja..../O Krisht, a bahna shokë,/ shokë kollomokë,/pse atëherë unë jam/ma i lumtuni n’këtë tokë!.../

R.SH. / Vatikan

​​At Pjeter Meshkalla: O Krisht! A bah'na shokë ?

A bah'na shokë ?

O Krisht i bukur, sa i vogel je,

me ecë nuk ditke, pse ‘i tesh ke le....

A bahna shokë? A do me t’mësue

me ecë si unë pa'u vra pa'u rrëzue?

A do me t’vesh n’nadje vetë,

edhe me t’vu n’mbramje me fjetë

n’paç qejf, jam gati edhe me t’la,

e me t’fshi faqet pa t’ba me kja....

Edhe për shkallash do t’marr për dore

që mos t’rrezohesh moj faqe bore!

E n’Kishë do t’mësoj me thanë uratë,

n’oborr me luejtë pa ba shamatë

me t’mësue me thanë: a, be, ce, de,

e n’sofren teme me u ngi, që ç’ke!

O Krisht, a bahna shokë,

shokë kollomokë,

pse atëherë unë jam

ma i lumtuni n’këtë tokë!

 

​​​​At Pjeter Meshkalla S. J.

​​​​Shkoder, Jetimore 1927

25 dhjetor 2023, 17:18