Kërko

Santa Famiglia di Nazareth Santa Famiglia di Nazareth

Pranë Betlehemit e Familjes së Shenjtë të Nazaretit

Familja e Shenjtë e Nazaretit është vërtetë “prototipi” i çdo familjeje të krishterë, e cila, e bashkuar nëpërmjet Sakramentit të martesës dhe e ushqyer nga Fjala e Ungjillit e Eukaristia, është e thirrur të realizojë misionin e mrekullueshëm për të qenë qelizë e gjallë jo vetëm e shoqërisë, por edhe e Kishës, shenjë dhe mjet bashkimi për të gjithë njerëzimin

R.SH. / Vatikan

Në këtë kohë të Krishtlindjes, Fjala e Zotit e solemnitetit të Familjes së Shenjtë jehonë në një kornizë me të vërtetë magjepsëse, pranë Betlehemit, e pikërisht aty duket një shembull e model familjeje, së cilës nuk i ka kaluar aktualiteti e as moda që mëse dy mijë vjet. E pikërisht tek ajo familje e Shenjtë e Nazaretit duhet t’i kthejnë sytë familjet e sotme sepse.

Familja e Shenjtë e Nazaretit është vërtetë “prototipi” i çdo familjeje të krishterë, e cila, e bashkuar nëpërmjet Sakramentit të martesës dhe e ushqyer nga Fjala e Ungjillit e Eukaristia, është e thirrur të realizojë misionin e mrekullueshëm për të qenë qelizë e gjallë jo vetëm e shoqërisë, por edhe e Kishës, shenjë dhe mjet bashkimi për të gjithë njerëzimin.

Edhe vet Jezusi ka qenë një fëmijë që i ka dëgjuar prindërit, të cilët e kanë edukuar, para së gjithash, me shembullin e tyre. Pra, prej tyre, prej kësaj Familje shembullore e të Shenjtë, Jezusi mësoi se si t’i bindej vullnetit të Zotit Atë, por edhe se lidhja shpirtërore vlen më shumë se sa lidhja e gjakut.

Po të shohim Ungjijtë, nuk gjejmë fjalime mbi familjen, por një ngjarje, që vlen shumë më tepër se çdo fjalë. Zoti deshi të lindë e të rritet në një familje njerëzore. Në këtë mënyrë e ka shuguruar e shenjtëruar si rrugë të parë e të zakonshme për takimin e tij me njerëzimin.

Në jetën e kaluar në Nazaret, Jezusi e ka nderuar Virgjërën Mari dhe Jozefin e drejtë, duke mbetur nën autoritetin e tyre për gjithë kohën e fëmijërisë dhe të adoleshencës. Në këtë mënyrë ka vënë në dukje vlerën primare të familjes në edukimin e personit.

Si familje autentike mos të lejojmë të ligështohen dashuria, dëshira për jetën dhe lidhjet e bukura e të pakrahasueshme, që bashkojnë familjet tona. Të kërkojmë vazhdimisht Zotit, ti lutemi Atij të bashkuar, që qëllimet tona të ndriçohen nga feja e të kaliten nga bekimi hyjnor në rrugën drejt shenjtërisë.

Kështu, duke ndarë bashkë gjithçka me frymën e dashurisë, do t’i jepim botës një dëshmi të bukur, duke u treguar të gjithëve sa e rëndësishme është familja për njeriun e për mbarë shoqërinë. 

31 dhjetor 2023, 10:07