Papa Shën Gjon Pali II: mendime për Krishtlindjen

Këtyre ditëve Kisha na fton ta përshpejtojmë përgatitjen e zemrës sonë për ta pritur Foshnjen Hyjnore të lindur në Betlehem. Pra po vjen Krishtlindja, festa e madhe për ne të krishterët, të cilën Shën Gjon Gojarti e quan festën më kryesore, sepse prej saj burojnë të gjitha festat e krishtera. Në Jezusin, gjithçka që Zoti ëndërroi për ne, u realizua plotësisht, absolutisht dhe përfundimisht! Duke kremtuar Krishtlindjen, kremtojmë dukjen e Shëlbuesit në të sotmen tonë, në jetën tonë, në botën tonë

R.SH. / Vatikan

Atmosfera e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri ka filluar tashmë të ndjehet kudo, nuk e kemi fjalën për vitrinat e dyqaneve, kur flasim për atmosferën e festës së madhe, kemi parasysh "vitrinat e shpirtit", nismat e paqes e të drejtësisë, të bamirësisë e të dashurisë së krishterë.

Këtyre ditëve Kisha na fton ta përshpejtojmë përgatitjen e zemrës sonë për ta pritur Foshnjen Hyjnore të lindur në Betlehem. Pra po vjen Krishtlindja, festa e madhe për ne të krishterët, të cilën Shën Gjon Gojarti e quan festën më kryesore, sepse prej saj burojnë të gjitha festat e krishtera. 

Në Jezusin, gjithçka që Zoti ëndërroi për ne, u realizua plotësisht,   absolutisht dhe përfundimisht!  Le të shohim tani rastin e Krishtlindjes. Duke kremtuar liturgjinë e Krishtlindjes, ngjarja e së kaluarës (Dukja e Birit të Zotit) bëhet e pranishme në jetën tonë, sot!

Në liturgjinë e Krishtlindjes, Kisha nuk na thotë "Jezusi lindi dy mijë vjet më parë!". Përkundrazi: na thotë: “Të gëzohemi të gjithë në Zotin sepse Shëlbuesi lindi në botë. Sot nga qielli na erdhi paqja e vërtetë!” (Hyrja Antifona e Meshës së Krishtlindjes).

Në Jezusin, gjithçka që Zoti ëndërroi për ne, u realizua plotësisht,   absolutisht dhe përfundimisht! Duke kremtuar Krishtlindjen, kremtojmë dukjen e Shëlbuesit në të sotmen tonë, në jetën tonë, në botën tonë! Liturgjia ka këtë karakteristikë: me fuqinë e Shpirtit Shenjt e bën  ngjarjen e ndodhur në të kaluarën, të pranishme. Me të vërtetë. Nuk është përsëritje e ngjarjes, as kujtim! Përkundrazi, është ajo që Bibla e përkufizon si përkujtim, duke e bërë të pranishëm shëlbimin e Zotit!

Eukaristia është kremtimi, përkujtimi i Pashkëve të Zotit. Pra, në Krishtlindje kremtojmë Meshën e Pashkëve! Po si ka mundësi që Kisha të përfshijë kremtimin e Pashkëve në Krishtlindje? Fakti është se Eukaristia nuk është vetëm kremtimi i mundimeve, i vdekjes dhe i ringjalljes së Krishtit! Do të ishte një ide shumë e vogël, mendjengushtë! Në çdo meshë është i gjithë misteri i shëlbimit tonë, bëhet e pranishme gjithçka bëri Zoti për ne, që nga krijimi e deri më sot... dhe e gjithë kjo e ka qendrën e saj në Jezu Krishtin: në mishërimin e tij, në jetën e tij. E arrin kulmin në vdekjen dhe ringjalljen e tij, në ngjitjen e tij në qiell dhe në dhuratën e Shpirtit  Shenjt. Dhe kështu ne, duke kremtuar meshën, kremtojmë festat e Krishtlindjes, sepse e jetojmë gjithë misterin!

Nëpërmjet fjalëve, gjesteve dhe simboleve liturgjike, ngjarjet e së shkuarës bëhen të pranishme në jetën tonë.

14 dhjetor 2023, 11:06