Kërko

2024.01.07 Terra Santa, sito del Battesimo di Gesù, sul fiume Giordano 2024.01.07 Terra Santa, sito del Battesimo di Gesù, sul fiume Giordano

Atë Patton: Toka Shenjte nuk është fushë beteje, por vend vëllazërie e paqeje

Në ditën kur kremtohet Festa e Pagëzimit të Zotit, Rojtari françeskan kryesoi Meshën në brigjet e Jordanit, në Al Maghtas, ku ndodhet shenjtërorja kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit. Pas 57 vjetësh u hap kalimi, dikur i minuar, që të çon në breg të lumit

R.SH. / Vatikan

“Pak metra nga vendi ku Jezusi u pagëzua, e fare pranë vendit ku u tundua, jemi këtu sot paradite për t’u lutur, për të ripohuar fenë tonë dhe për të kërkuar mbrojtje nga tundimet, veçanërisht ato që e mundojnë këtë tokë: padrejtësia, dhuna, lufta”. Në mëngjesin e çuditshëm veror të kësaj së dieleje, Rojtari i Tokës Shenjte, Atë Francesco Patton, kremtoi festën e Pagëzimit të Jezusit, duke kryesuar në Al Maghtas, në brigjet e lumit Jordan, Meshën solemne, me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve, pavarësisht nga kufizimet e lëvizjeve, pasojë e luftës në Gaza.

Shenjtërorja françeskane kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit, në Al Maghtas
Shenjtërorja françeskane kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit, në Al Maghtas

Rihapet kalimi nga Shenjtërorja e Shën Gjonit në Jordan  

Gjatë predikimin, Atë Patton kujtoi se si tre dëshmitarët e pagëzimit, uji, gjaku dhe Shpirti, na kujtojnë edhe kryqin në përvojën njerëzore të Jezusit,  kryq që, megjithatë, hap kalimin në jetën e amshuar. Gjatë kremtimit, pati edhe një çast shumë të gëzuar: u pagëzua Nicholas Giovanni, bir i një familjeje të krishterë në Jerusalem.

Atë Patton pagëzon një foshnjë nga Jeruzalemi
Atë Patton pagëzon një foshnjë nga Jeruzalemi

Në përfundim të kremtimit, ndërmjet emocioneve të papërshkrueshme, u hap një portë, që lejoi kalimin e drejtpërdrejtë nga shenjtërorja françeskane kushtuar Shën Gjon Pagëzuesit, në edikulën e vogël në breg të lumit Jordan, përmes një kalimi i cili, pasi ishte minuar, mbeti i mbyllur që nga fundi i luftës së gjashtë ditëve, në vitin 1967.

07 janar 2024, 15:17