Kërko

Dëftimi i Zotit: nga Betlehemi, atë Patton kujtoi Palin VI dhe bëri thirrje për drejtësi në botë

Atë Patton kujtoi se 60 vjet më parë, pikërisht më 6 janar, Pali VI përfundonte, në Betlehem, udhëtimin e tij historik në Tokën Shenjte. Françeskani e bëri të vetën thirrjen për paqe në botë, që Papa Montini ua pati drejtuar njerëzve të fuqishëm, në një situatë tragjikisht të njëjtë me të sotmen. Në hapësirën e Bazilikës, që të kujton menjëherë Princin e Paqes, jehoi përsëri thirrja për një bashkëpunim të ri, drejtuar atyre që kanë në duar fatet e njerëzimi

R.SH. / Vatikan

Me rastin e solemnitetit të Dëftimit të Zotit, gjatë Meshës kremtuar në Kishën e Shën Katerinës, ngjitur me Bazilikën e Lindjes së Krishtit, në Betlehem, kujdestari i Tokës Shenjte Atë Patton kujtoi fjalët e Papës Montini, shqiptuar 60 vjet më parë në të njëjtën Kishë, kur u kërkoi të pushtetshëmve të "bashkëpunojnë për të vendosur paqen, të vërtetën, drejtësinë, lirinë dhe dashurinë vëllazërore".  

Dëftimi i Zotit: nga Betlehemi, atë Patton kujtoi Palin VI dhe bëri thirrje për drejtësi në botë

Pas hyrjes solemne në Betlehem dje, përmes pikës së kontrollit të vendosur tek Varri i Rakelës, që hapet vetëm tri herë në vit, kujdestari i Tokës Shenjte, atë Francesco Patton, kremtoi sot në mëngjes Eukaristinë solemne të Dëftimit së Zotit, në Kishën e Famullisë së Shën Katerinës, ngjitur me Bazilikën e Lindjes së Krishtit, përplot me njerëz.

Pali VI dhe thirrja për paqe

Në predikimin e rastit, atë Patton kujtoi se 60 vjet më parë, pikërisht më 6 janar, Pali VI përfundonte, në Betlehem, udhëtimin e tij historik në Tokën Shenjte. Françeskani e bëri të vetën thirrjen për paqe në botë, që Papa Montini ua pati drejtuar njerëzve të fuqishëm, në një situatë tragjikisht të njëjtë me të sotmen. Në hapësirën e Bazilikës, që të kujton menjëherë Princin e Paqes, Jezu Krishtin, jehoi përsëri thirrja për një bashkëpunim të ri, drejtuar atyre që kanë në duar fatet e njerëzimit:

"Bashkëpunofshin përsëri, me më shumë sukses, për të vendosur paqen e vërtetë, drejtësinë, lirinë dhe dashurinë vëllazërore. Kjo është dëshira që ne nuk kemi reshtur t'i drejtojmë Zotit me lutje të vazhdueshme gjatë këtij shtegtimi. Të gjitha nismat, që synojnë arritjen e paqes, do të kenë mbështetjen tonë e edhe bekimin tonë me gjithë shpirt. E me zemrën e mbushur me këto mendime dhe lutje, nga Betlehemi, atdheu tokësor i Krishtit, do të këkojmë për të gjithë njerëzimin, ndihmë të begatë hyjnore!”.

06 janar 2024, 18:13