Kërko

Monsignor Paolo Martinelli, Vicario Apostolico dell'Arabia Meridionale Monsignor Paolo Martinelli, Vicario Apostolico dell'Arabia Meridionale

Ipeshkvijtë e botës arabe në Romë për të reflektuar mbi Sinodin

Mbledhja e Konferencës së Ipeshkvijve Latinë të Rajoneve Arabe, në prani të kardinalit Pierbattista Pizzaballa, diskutoi se si të zbatohen dokumentet e Sinodit dhe të përgatiten Kishat lokale për seancën e ardhshme të Sinodit që do mbahet në tetor. Imzot Paolo Martinelli, Vikar Apostolik i Arabisë Jugore flet për përmbajtjen e takimit, i cili u ndikua edhe nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit: "Shqetësimi im shkon edhe në Jemen, ku eprimi i rebelëve Houthi mund të minojë procesin e paqes"

R. SH. - Vatikan

Nga Izraeli në Palestinë, nga Siria në Liban. Dhe pastaj Arabia Saudite dhe Katari, Egjipti dhe Somalia, vetëm për të përmendur disa. Ipeshkvijtë dhe Patriarkët që përfaqësojnë Kishën katolike Latine në Shtetet Arabe të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Lindore u mblodhën në C.E.L.R.A., Konferencën e Ipeshkvijve Latinë të Rajoneve Arabe, e cila përfundoi dje, më 17 janar, pas një asambleje tre-ditore që u mbjat në Romë, e cila kishte një objektiv të qartë: të bënte një bilanc të rrugës sinodale të Kishës në funksion të seancës së dytë të programuar për tetorin e ardhshëm. Në këtë takim u diskutua edhe për konfliktin në Tokën e Shenjtë, i cili po shkakton pasoja tragjike edhe në disa nga vendet prej nga vijnë ipeshkvijtë e patriarkët e Konferencës së Ipeshkvijve Latinë të Rajoneve Arabe.

Përfshirja e Kishave lokale

Në qendër të mbledhjes së C.E.L.R.A., të kryesuar nga Kardinali Pierbattista Pizzaballa, Patriarku i Jeruzalemit të Latinëve, ishte realcioni i Imzot Paolo Martinellit, Vikar Apostolik i Arabisë Jugore (juridiksioni i të cilit shtrihet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman dhe Jemen ), i cili nxori në pah pasurinë e punimeve sinodale të Kishës dhe pritjen e dokumenteve përfundimtare të asamblesë sinodale në Kishat e ndryshme lokale.

"Ne diskutuam mbi nevojën për t'u thelluar në disa tema të veçanta", shpjegon imzot Martinelli, që mori pjesë në Asamblenë e parë Sinodale si delegat i C.E.L.R.A.. “Metoda jonë e analizës – shton ai – bazohej në ndjekjen e letrës që Sekretaria e Sinodit ka dërguar më 11 dhjetorin e kaluar, ku tregohen dy rrugë themelore: thellimi i relacionit përmbledhës të Sinodit dhe vazhdimi, në territore, i një animacioni kushtuar besimtarëve për t’i bërë temat sinodale më të njohura”.

18 janar 2024, 12:37