Clero della diocesi di Porto Santa Rufina Clero della diocesi di Porto Santa Rufina

Një konferencë ndërkombëtare në Vatikan për formimin e meshtarëve

Një takim kushtuar formimit të meshtarëve, do të sjellë në Romë meshtarë, rregulltarë e laikë nga mbarë bota. Dikasteri i Vatikanit për Klerin, në bashkëpunim me Dikasterin e Vatikanit për Ungjillëzimin - Seksioni për Ungjillëzimin e Parë - dhe Kishat e reja të veçanta dhe Dikasteri i Vatikanit për Kishat Orientale, organizon një konferencë ndërkombëtare nga data 6 deri më 10 shkurt për formimin e vazhdueshëm të meshtarëve me temë "Ringjallni dhuratën e Zotit që është në ju" (2 Tim 1,6)

R.SH. / Vatikan

"Ringjallni dhuratën e Zotit që është në ju" (2 Tim 1,6) kjo tema e konferencës ndërkombëtare kushtuar formimit permanent të meshtarëve, rregulltarëve dhe laikëve, nga mbarë bota, që fillon më 6 shkurt e do të zgjasë deri më 10 shkurt, në Vatikan, organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Klerin, në bashkëpunim me Dikasterin për Ungjillëzimin, seksionin për ungjillëzimin fillestar dhe Kishat e reja të veçanta dhe Dikasteri për Kishat orientale.

Ky aktivitet pesë-ditor në Vatikan që i kushtohet formimit permanent të meshtarëve, i cili do të sjellë në Romë meshtarë, rregulltarë dhe laikë nga mbarë bota. Afër një mijë ekspertë nga pesë kontinente, me Brazilin si kombin më të përfaqësuar, i ndjekur nga Meksika, Italia, Polonia dhe Filipinet. Do të jenë edhe meshtarë, rregulltarë e laikë nga Islanda, Burundi, El Salvadori, Kina, Guatemala, Moldavia, Rusia, Ukraina dhe nga mbi gjashtëdhjetë vende të ndryshme.

Pikënisja janë rezultatet e një sondazhi të dërguar të gjitha Konferencave Episkopale muajt e fundit dhe kontributet e pjesëmarrësve përpara dhe gjatë Konferencës, të mbështetur në dokumentin ‘Ratio Fundamentalis Institutionis Sacerdotalis’ «Dhurata e thirrjes presbiterale», dokument themelor për formimin meshtarak i vitit 2016. ‘Ratio Fundamentalis Institutionis Sacerdotalis’ (shprehja latine, "Norma themelore e formimit meshtarak") është një dokument i Kongregatës, sot Dikasterit, së Vatikanit për Formimin Katolik, i cili ofron udhëzime të përbashkëta në lidhje me formimin meshtarak mbi bazën e indikacioneve të Koncilit të Dytë të Vatikanit.

Fillon të martën më 6 shkurt me ditën kushtuar formimin unik me tematika hyrëse "Meshtarët në ndryshimin e epokës, në një Kishë sinodale dhe misionare". Pas lutjes në hapje të punimeve dhe prezantimit të Prefektëve të tre Dikastereve promovuese të Selisë së Shenjtë, Kardinajve Lazzaro You Heung sik, Luis Antonio Tagle dhe Claudio Gugerotti, pjesëmarrësit e konferencës do të zhvendosen në Bazilikën e Shën Pjetrit për të marrë pjesë në kremtimin e Meshës e cila kryesohet nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, karidnali Pietro Parolin, në Altarin e Katedrës.

02 shkurt 2024, 10:30