Dita Botërore e Fëmijëve, një përqafim për të vegjlit nga periferitë e botës

Edicioni i parë i Ditës Botërore të Fëmijëve - World Children's Day, prezantuar më 2 shkurtin e kaluar, do të mbahet në Romë më 25 e 26 maj të ardhshëm, por do të kremtohet gjithashtu edhe në nivelin e Kishave dioqezane të mbarë botës. Kardinali Tolentino de Mendonça: dëshira e Françeskut është që takimi botëror i fëmijëve të bëhet një ngjarje e rregullt për Kishën. Koordinatori i ngjarjes At Fortunato: propozojmë tre udhë përgatitore: udhën shpirtërore, solidare dhe atë kulturore

R.SH- Vatikan

“A do të ketë një ditë Dita Botërore për Fëmijë?”. Pyetja iu drejtua Papës nga një fëmijë, Alessandro, 9 vjeç, duke lënë hapësirë ​​mes disa të rinjve "që dialogonin" me Françeskun në një podcast, të Popecast, në pragun e Ditës Dotërore të Rinisë. “Do të ishte mirë, më pëlqen shumë”, qe përgjigjur Papa, duke e parë si një ide të mirë. "Do të mendoj për këtë dhe do të shohim se si t’ia bëjmë", shtoi Ati i Shenjtë. Dhe përgjigja e Papës nuk vonoi.

Papa Françesku pati takuar mbi 7 mijë fëmijë nga e gjithë bota, më 6 nëntorin e vitit të kaluar, organizuar nga nisma "Të mësojmë nga vogëlushet e vogëlushët" dhe një muaj më vonë, më 8 dhjetorin e kaluar, gjatë lutjes mariane të Engjëllit të Zotit në Solemnitetit e Zojës së Papërlyer, Papa shpalli Ditën Botërore të Fëmijëve në vazhdën e DBR-së, Ditës Botërore të Rinisë, duke thënë se: “Nisma i përgjigjet pyetjes: çfarë lloj bote duam t'u lëmë trashëgim fëmijëve që po rriten? Ashtu si Jezusi, duam t’i kemi fëmijët në qendër dhe të kujdesemi për ta”.

Dita e parë Botërore të Fëmijëve (DBF) u prezantua më 2 shkurtin e kaluar , në Zyrën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, nga Dikasteri i Vatikanit për Kulturën dhe Arsimin, të cilit i është besuar organizimi i kësaj ngjarjeje . Për të marrë pjesë në Ditën e parë Botërore të Fëmijëve, mund të regjistroheni në portalin www.worldchildrenday.org.

Risia shpërthyese e fëmijëve

Në bisedë me gazetarët, kardinali José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Kulturën dhe Arsimin, organit të cilit Papa i besoi detyrën e organizimit të Ditës së parë Botërore të Fëmijëve, kujtoi klimën e gëzimit që karakterizoi takimit, rreth tre muaj, më parë, me fëmijët. “Më dukej sikur të shikoje një pranverë, avioni i gjallë i së cilës freskoi tokën dhe Kishën me shpresë”, tha kardinali Tolentino de Mendonça, prandaj dëshira e Françeskut është që takimi botëror i të vegjëlve me Papën “të bëhet një moment që përqafon efektivisht mbarë. Kishën me kadencë të rregullt”.

Dita Botërore e Fëmijëve do të kremtohet në një nivelin universal në Romë, në Vatikan, ku delegacionet e ndryshme kombëtare do të mblidhen dhe në nivelin dioqezan, duke ia lënë organizimin Kishave dioqezane lokale. "Karakteristika e fëmijëve është risia e tyre shpërthyese", shtoi kardinali Tolentino de Mendonça, duke pohuar se "fëmijët janë komenti më i bukur dhe më i gjallë, i shkruar me mish, gjak dhe shpirt, në fragmentin nga Librit të Zbulesës "Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja" ( Zbulesa 21,5) , që është edhe tema e zgjedhur nga Papa Françesku për takimin e parë botëror majin e ardhshëm.

"Ka diçka të re në Ungjill që djemtë dhe vajzat e shprehin në mënyrën e tyre - theksoi kardinali Tolentino de Mendonça në mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News - dhe kjo është ajo që Kisha dëshiron të vendosë në qendër, duke treguar një imazh të një Kishe që e di se është nënë, por edhe e di se është fëmijë dhe është më i vogli. Fëmijët janë ndërmjetës të mëdhenj gëzimi. Në një kohë të nihilizmit, të pesimizmit të tillë historik si kjo që jetojmë, fëmijët janë bartës të një feje dhe besimi konkret në familjen e njerëzimit”.

06 shkurt 2024, 16:25