Kërko

“Jubileu për të gjithë”, shtegtime për të shijuar thesaret italiane ndërmjet artit e fesë

U paraqitën në Romë katër linjat e para të projektuara edhe për personat me aftësi të kufizuara, promovuar nga dioqezat e Senigallia-s, Amalfi-Cava de' Tirreni, Locri-Gerace dhe Campobasso-Bojano. Motra Donatello, e kujdesit baritor të CEI (Konferencës Ipeshkvnore Italiane) për njerëzit me aftësi të kufizuara: “Është revolucion kulturor. Do të ishte mirë që pas vitit 2025 të bëhej praktikë normale të projektosh në këtë mënyrë”

R. SH. - Vatikan

U paraqitën në Romë katër linjat e para të projektuara edhe për personat me aftësi të kufizuara, promovuar nga dioqezat e Senigallia-s, Amalfi-Cava de' Tirreni, Locri-Gerace dhe Campobasso-Bojano. Motra Donatello, e kujdesit baritor të CEI (Konferencës Ipeshkvnore Italiane) për njerëzit me aftësi të kufizuara: “Është revolucion kulturor. Do të ishte mirë që pas vitit 2025 të bëhej praktikë normale të projektosh në këtë mënyrë”.

Senigallia, kripta e abacisë së hershme mesjetare të San Gervasio të Bullgarisë, në Mondolfo,  përfshirë në Iter Suasanum
Senigallia, kripta e abacisë së hershme mesjetare të San Gervasio të Bullgarisë, në Mondolfo, përfshirë në Iter Suasanum

 “Jubileu për të gjithë”, shtegtime për të shijuar thesaret italiane të artit dhe të fesë

 "Zoti është bukuri, e bukuria duhet t’i shfaqet çdo njeriu", kështuqë projekti "Jubileu për të gjithë" është diçka më shumë sesa t'i jepet mundësia çdo njeriu, edhe me aftësi të kufizuara, për të shijuar veprën artistike të gjeniut njerëzor. “Kjo do të thotë të lehtësosh marrëdhënien ndërmjet Zotit dhe njerëzve.

Mëshira përdor bukurinë, sepse ajo na tërheq, na mahnit, na shkëput nga e përditshmja dhe e lidh shpirtin tonë me Zotin” - pohon kryeipeshkvi i Cagliarit, Giuseppe Baturi, sekretar i përgjithshëm i CEI, në një videomesazh dërguar me rastin e paraqitjes, në Universitetin Papnor Urbanian të Romës, të katër itinerareve të para të promovuara nga dioqezat italiane, në kuadrin e Vitit të Shenjtë 2025. Është “Iter Suasanum. Në rrënjët e krishterimit" në dioqezën e Senigallias, "Ndërmjet Via Regia dhe Rrugës Jubilare" në dioqezën e Amalfi-Cava de' Tirreni, "E unë vij të të kërkoj. Ec drejt pafundësisë”, në dioqezën e Locri-Gerace dhe “Romanic@mente”, në dioqezën Campobasso-Bojano. Itinerare, në të cilat bashkësitë dhe autoritetet lokale përfshihen si protagonistë dhe që promovojnë rrugë e shërbime të afta për t'iu përgjigjur nevojave të të gjithë njerëzve, veçanërisht atyre me aftësi të kufizuara.

 “Iter suasanum”, bukuri që mund të shijohen nga të gjithë gjatë Jubileut në dioqezën Senigalia (Mondolfo)
“Iter suasanum”, bukuri që mund të shijohen nga të gjithë gjatë Jubileut në dioqezën Senigalia (Mondolfo)

 Manenti (Senigalia): bukuria, ilaç për plagët e jetës

Nga tryeza e folësve, ipeshkvi i Senigalies, Imzot Franco Manenti, shpjegoi:“Ajo, që po bëjmë, është të lejojmë hyrje në vende dhe vepra të çmuara dhe të bukura. Nuk është diçka e jashtëzakonshme, por i referohet bukurisë si përvojë origjinale e çdo njeriu, që tërheq, emocionon dhe që ndonjëherë është edhe ilaç, që shëron plagët e jetës. Të gjithë duhet të jenë në gjendje t'i kenë këto përvoja, edhe ata që nuk kanë burimet e menjëhershme për t'i shijuar". Projekt ky, që për motrën Veronica Donatello, drejtuese e Shërbimit Kombëtar të Kujdesit Baritor të Personave me Aftësi të Kufizuara të CEI (Konferencës Ipeshkvnore Italiane), një nga organet që promovon nismën, është edhe "revolucion kulturor". Në një Itali ku ka 13 milionë vetë me aftësi të kufizuara, "mendoni sesa shumë humbasim edhe nga pikëpamja ekonomike - shpjegoi ai - sepse vendosim barriera fizike dhe kulturore. Duke i hequr ato, kryejmë shërbim njerëzor dhe qytetërues".

Motra Veronica Donatello (në qendër) duke paraqitur "Giubileo for all", me Dino Angelaccio (në të djathtën)  dhe don Enzo Chiodo-n, delegat i ipeshkvit të Locri-Gerace
Motra Veronica Donatello (në qendër) duke paraqitur "Giubileo for all", me Dino Angelaccio (në të djathtën) dhe don Enzo Chiodo-n, delegat i ipeshkvit të Locri-Gerace

Motra Donatello (CEI): një projekt për ta bërë Italinë më të bukur

Rezultati më i madh, sipas motrës Donatello, është mundësia e zhdukjes së pengesave shqisore ose njohëse dhe vendosja e njeriut pranë një propozimi feje: "Aftësia e kufizuar bëhet sfidë për të siguruar që të fundmit, të flakurit, të marrin pjesë në këtë projekt. Kërkon alfabetizim, siç thoshte Papa, ndaj jemi thirrur t'i rimësojmë gjërat nga themeli". Një projekt, ky i “Jubileut për të gjithë”, që “na ndihmon të  punojmë për ta bërë më të bukur Italinë”. Do të ishte mirë - uron murgesha - “nëse pas Jubileut do të bëhej normale të planifikohej në këtë mënyrë dhe të shkaktonte një revolucion të madh. Sot ka nevojë për të krijuar kulturë dhe jubileu, arti e feja së bashku mund të edukojnë një këndvështrim tjetër”. Motra Veronika kujtoi gjithashtu se jubileu i njerëzve me aftësi të kufizuara do të jetë nga data 28 deri më 30 prill 2025, i paraprirë nga "G7 për aftësinë e kufizuar", që do të mbahet në Umbria, në tetor 2024.

Shenjtorja “Madonna delle Grotte” (Zoja e Shpellave), e përfshirë në "Iter Suasanum – Në rrënjët e krishterimit" në dioqezën e Senigallia
Shenjtorja “Madonna delle Grotte” (Zoja e Shpellave), e përfshirë në "Iter Suasanum – Në rrënjët e krishterimit" në dioqezën e Senigallia

Fonde edhe nga shpallja e Ministrisë për turizmin e mundshëm

“Patëm fatin të hasim në bashkësi dhe dioqeza që e pranuan menjëherë sfidën e  aktivizimit, jo vetëm me synimin e Jubileut, por si një proces që do të nisë në funksion të vitit 2030 dhe objektivave të Agjendës së OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm” - nënvizon Dino Angelaccio i koordinimit të “Jubileut për të gjithë” dhe kryetar i itinerareve ndërkulturore turistike-fetare (Itria). Përsa i përket financimit të shtegtimeve, që përfshijnë edhe ofrimin e shërbimeve, “çdo qark po organizohet për të mbledhur fonde. Forca e grupit të dioqezave dhe itinerareve të tyre - shpjegon ai - do të na lejojë të paraqitemi të bashkuar lidhur me njoftimin e Ministrisë së Turizmit për rrugët fetare, apo për atë  të turizmin e mundshëm”.

Senigallia, teatri i parkut arkeologjik rajonal të qytetit romak të Suasa
Senigallia, teatri i parkut arkeologjik rajonal të qytetit romak të Suasa
02 shkurt 2024, 17:19