Kërko

Trafikimi i qenieve njerëzore, më 8 shkurt Dita Botërore me temë "Të ecim për dinjitetin"

Rrjeti ‘Talita Khum’ publikon një video për të ftuar në ngjarjen e lutjes dhe reflektimit kundër trafikut të njerëzve që do të mbahet më 8 shkurt. Filmi përmban dëshmitë e disa të rinjve që do të marrin pjesë në nismë dhe që punojnë për t’u rikthyer “shpresën” të mbijetuarve nga trafiku i qenieve njerëzore. Papa, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, të dielën e kaluar, bëri thirrje për t'iu kundërvënë kësaj "dukurie dramatike globale"

R.SH. / Vatikan

“Kjo është dita kur duhet të ecim për dinjitetin”. Me këto fjalë, motra Abby Avelino, koordinatore ndërkombëtare e rrjetit ndërkombëtar ‘Talita Khum’, i fton njerëzit të marrin pjesë në Ditën Botërore të Lutjes dhe Reflektimit kundër Trafikimit, e cila do të kremtohet më 8 shkurt, në kujtimin liturgjik të Shën Josephine Bakhitës, murgeshës sudaneze që dikur ishte skllave.

Dëgjo, ëndërro, vepro

“Ec për dinjitet. Dëgjon, ëndërro, vepro” është tema e edicionit të këtij vitit, i dhjetë që nga themelimi i kësaj Dite në 2015, kushtuar lutjes dhe e reflektimit kundër trafikut të njerëzve, koordinuar nga Talita Khum dhe promovuar nga Unioni Ndërkombëtar i Eproreve të Përgjithshme të Instituteve Rregulltare Katolike (Uisg) dhe Unioni i Eprorëve të Përgjithshme të Rregulltarëve (Usg) në bashkëpunim me entitete të ndryshme, duke përfshirë Dikasterin e Vatikanit për Zhvillimin e Integruar Njerëzor dhe për Jetën e Përkushtuar dhe Rrjeti Botëror i Lutjeve të Papës

Fjalët e Papës gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit të 4 shkurtit

Apeli i motrës Abby që përmbahet në një video kujton edhe fjalët që tha Papa, gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, të dielën e kaluar më 4 shkurt, për këtë praktikë të tmerrshme: 

Edhe sot shumë vëllezër e motra mashtrohen me premtime të rreme dhe më pas i nënshtrohen shfrytëzimit dhe shpërdorimit. Të bashkohemi të gjithë për të luftuar fenomenin dramatik global të trafikimit të qenieve njerëzore”, tha Françesku.

Dëshmitë e të rinjve

Videoja përmban edhe dëshmitë e disa prej të rinjve nga secili vend që kanë ardhur në Romë për takimin e përmendur; mes tyre Mary Wangithi nga Kenia e cila shprehet: “Është shumë e rëndësishme për ne t'u japim shpresë atyre njerëzve që janë shfrytëzuar. T’u themi atyre se ka ende shpresë çfarëdo që ka ndodhur në të kaluarën...Tani me ndihmën tonë ata ende mund t'i rimarrin veten, të synojnë t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe të jetojnë një jetë me dinjitet... Pema pasi pritet, me shi dhe kujdesje rritet përsëri".

06 shkurt 2024, 10:36