Kërko

Seminari Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të Mirë" , Shkodër Seminari Ndërdioqezan "Nëna e Këshillit të Mirë" , Shkodër 

Dita e miqve të Seminarit Ndërdioqezan Shqiptar "Zoja e Këshillit të Mirë"

Seminari Ndërdioqezan Shqiptarë, në Shkodër, organizoi ditën e miqve të Seminarit. Ditë kjo që i parapriu ditës së Seminarit, ditë e cila u shoqërua me lutje dhe mbështetje në të gjitha famullitë e Shqipërisë. Nën kujdesin e Rektorit të Seminarit Dom Mark Shtjefni dhe ekipit formativ, u zhvillua një program i larmishëm fetar dhe kulturorë.

R.SH. / Vatikan

Seminari Ndërdioqezan Shqiptar "Nëna e Këshillit të Mirë", në Shkodër, nën kujdesin e Rektorit, Dom Mark Shtjefni dhe ekipit formativ, organizoi, më 2 marsin e kaluar, një program fetar dhe kulturorë, për Miqtë e Seminarit. Thirrjet, si mashkullore, ashtu edhe femërore, vijnë kryesisht nga familjet dhe famullitë kishtare. Aty ku famullia është e gjallë, e gëzuar, ku ndjehet entuziazmi i fesë, ku Zoti vihet vërtet në qendër, ku njerëzit luten e ndihmojnë nevojtarët, aty, lindin thirrjet. Të pranishmit patën mundësinë të njiheshin me dëshmi të thirrjes së meshtarake dhe mbi dinamikat e sfida që bartë në vete thirrja njerëzore në shërbim të ZotitNë fjalën e tij, Dom Mark Shtjefni kujtoi rëndësinë jetike që Seminari ka në jetën e Kishës katolike, si vend ku formohen dhe përgatiten meshtarët e ardhshëm për trevat mbarë shqiptare. Po të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

dom Mark Pashkja

Në një klimë mjaft miqësore dhe familjare, Seminari Ndërdioqezan Shqiptarë "Nëna e Këshillit të Mirë", në Shkodër, organizoi Ditën e Miqve të Seminarit. Ditë kjo që i parapriu ditës së Seminarit, ditë e cila shoqërohej me lutje dhe mbështetje në të gjitha famullitë kishtare të Shqipërisë. Nën kujdesin e Rektorit të Seminarit Dom Mark Shtjefni dhe ekipit formativ, u zhvillua një program i larmishëm fetar dhe kulturorë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Dom Marku nënvizoi rëndësinë jetike që Seminari ka në jetën e Kishës, në të qenurit vendi ku formohen dhe përgatiten meshtarët e ardhshëm për trevat mbarë shqiptare.

Pas prezantimit të grupit të seminaristave dhe jetës bashksiore që zhvillohet në seminar, të pranishmit patën mundësinë të njiheshin me dëshminë e thirrjes së meshtarit dom Zef Marku. Dom Zefi ashtu si shumë meshtarë të tjerë u rrit dhe u formua pikërisht në këtë seminar. Në dëshminë e tij ai foli ndër të tjera për bukurinë por edhe sfidat e hasura gjatë viteve të kaluara në këtë ambient formativ.

Të pranishmit e ardhur nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, patën mundësi të diskutonin dhe reflektonin, qoftë në aspektin biblik, qoftë në aspektin e tanishëm mbi dinamikat dhe sfidat e thirrjes njerëzore në shërbim të Zotit. Duke vazhduar traditën e përkujdesjes baritore për këtë vend kaq të veçantë për Kishën shqiptare, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Sh.T. Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i Sapës. Ai drejtoi meshën e ditës në kapelen e Seminarit, kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë. Në homelinë e rastit ai nënvizoi domosdoshmërinë e lutjes si instrument për të pasur një formim të frytshëm dhe të duhur nga ana e seminaristëve. Ai gjithashtu pohoi domosdoshmërinë e mbështetjes nga të gjithë, për këtë institucion. Vet Imzot Kulli është një prej fryteve të para të këtij seminari. Përfundimin e meshës e pasoi një moment i përbashkët vëllazërorë mes të pranishmëve.

dom Mark Pashkja

Zëdhënës i Kish.

05 mars 2024, 08:24