Kërko

Gëzuar të Dielën e Larit!

Është dita e Paqes për botën mbarë/Kumbojnë këmbanat në festë,/vrapojnë fëmijët me rrema ulliri/ në duart e njoma./Pëllumba të bardhë, simbol i paqes/rrahin flatrat drejt qiellit./Është festa e ngadhënjimit të Zotit:/qiej edhe tokë i pushton!/Është Dita e Larit:/Është festa që/pas vdekjes, i prin/kumtit të madh të Ringjalljes. /Në kujtim të Krishtit,/ që erdhi të na sjellë paqen,/ ta jetojmë mësimin e Zotit!/Ta duam tjetrin me fjalë/e me vepra!

R.SH. / Vatikan

E Diela e Larit!

Është dita e Paqes për botën mbarë

Kumbojnë këmbanat në festë,

vrapojnë fëmijët me rrema ulliri

në duart e njoma.

Pëllumba të bardhë, simbol i paqes

rrahin flatrat drejt qiellit.

Eshtë festa e ngadhënjimit të Zotit:

qiej edhe tokë i pushton!

Është Dita e Larit:

të galdojmë e të kremtojmë!

Është festa që

pas vdekjes, i prin

kumtit të madh të Ringjalljes. 

Urime të gjithëve:

Në kujtim të Krishtit,

që erdhi të na sjellë paqen,

ta jetojmë mësimin e Zotit!

Ta duam tjetrin me fjalë

e me vepra!

Është koha të ngarendim ndër Kisha,

t’i mbushim përplot.

Të kota janë degët e ullirit,

ndër shtëpitë e udhët tona

nëse nuk e kemi në shpirt

vullnetin të bëhemi të gjithë,

kasnecë të paqes

e të ringjalljes,

e paqen ta çojmë në çdo prag

me degët e para

ngarkuar me lule pranvere.

24 mars 2024, 15:53