Kërko

Imzot Arjan Dodaj: Krezhmët na tregojnë gjurmët e Krishtit

Imzot Arjan Dodaj flet për kohën e Krezhmëve 2024, tashmë afër Pashkëve, në Kishën dioqezane të Tiranë-Durrësit. “Jemi në zemër të kohës së shenjtë të Krezhmëve, koha më e bukur për një ripërtëritje dhe një transformim të ekzistencës sonë shpirtërore, sociale e kishtare.

R.SH. / Vatikan

Imzot Arjan Dodaj flet për kohën e Krezhmëve 2024 në Kishën dioqezane të Tiranë-Durrësit. “Jemi në zemër të kohës së shenjtë të Krezhmëve, koha më e bukur për një ripërtëritje dhe një transformim të ekzistencës sonë shpirtërore, sociale e kishtare. Jemi të ftuar në shpirtin e vetë ecjes sinodale të Kishës nga Papa të krijojmë atë hapësirë në të cilën të gjithë të gjendet të mirëpritur e të nxitur, sepse të gjithë jemi në një udhë misioni. Sikur na kujton Papa ‘ Kisha nuk ka një mision, po Kisha është mision’”. Edhe ne përpiqemi në Tiranë Durrës të jemi urë misioni që arrin tek çdo zemër. Kështu që ta përjetojmë praninë e Zotit në jetën tonë”.

Për t’u përgatitur sa më mirë për kremtimin e Pashkëve, në këtë Kishë vendore janë organizuar nisma të ndryshme për të gjitha kategoritë. Kështu, udhëheqja shpirtërore e kohës së Krezhmëve për meshtarët e rregulltarët e kryedioqezës Tiranë-Durrës u mbajt në Nënshat.

Pastaj, tërheqje Shpirtërore për laikët dhe familjet e Tiranë-Durrësit, organizuar nga Komisioni Dioqezan për laikët dhe familjet, u mbajt në famullinë e “Shën Gjon Pali II” në Bathore dhe pranë bashkësisë rregulltare të Bijve të Kryqit që kanë mirëpritur besimtarët, duke përfshirë edhe disa anëtarë nga lëvizjet kishtare, të pranishëm në territorin e Arqidioqëzës Tiranë-Durrës.

Këto ditë, mbi 85 të rinj dhe të reja nga kryedioqeza Tiranë-Durrës jonë morën pjesë në një tërheqje shpirtërore të kohës së Kreshmëve, organizuar nga Komisioni Baritor Rinor Dioqezan, në Međjugorje, nën udhëheqjen e kryeipeshkvit Imzot Arjan Dodaj F.d.C. Një përvojë shpirtërore dhe besimi në një vend shtegtimi të veçantë. Më 19 mars kremtimi i festës liturgjike të Të Lumit Imzot Vinçenc Prennushit në Durrës, më 29 mars, Udha e Kryqit në Shenjtëroren e Shna Ndout në Laç. Po të dëgjojmë porosinë e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit imzot Arjan Dodaj në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit -Vatican News

Po të dëgjojmë porosinë e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit imzot Arjan Dodaj në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit -Vatican News:

Imzot Arjan Dodaj
18 mars 2024, 13:29