Kërko

 Mons Gjergj Meta, presidente della conferenza episcopale d'Albania e vescovo di Rrëshen Mons Gjergj Meta, presidente della conferenza episcopale d'Albania e vescovo di Rrëshen

Imzot Gjergj Meta: me mëngjesin e Pashkëve të rilindë dëshira për jetë të re

“Me shëndet Pashkët”: ky është urimi i kreut të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metës, për të gjithë besimtarët shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, në vështirësi e jo, që sot, i shtrëngojnë dorën njëri-tjetri me përshëndetjen “Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall”. Pavarësisht nga vështirësitë, nënvizon ipeshkvi i Rrëshenit, Krishti, që fitoi mbi vdekjen, bën të mbijë fara e jetës së re

R.SH. – Vatikan

Për të krishterët, Pashkët, në të cilat Krishti e mundi vdekjen, janë agimi i një jete të re. Kështu nënvizon kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, në mesazhin e tij, përmes të cilit u uron gjithë besimtarëve katolikë “Me shëndet Pashkët”. Jezusi kaloi përmes Mundimeve e Vdekjes në kryq, që të ringjallej për Pashkë, duke i dhënë kështu shpresë gjithë njerëzimit e duke dëshmuar se vdekja nuk e ka fjalën e fundit. Pavarësisht se jo pak shqiptarë përjetojnë vështirësi e probleme, nënvizon imzot Meta, le ta hedhim vështrimin drejt Atij që na ka dhënë jetën e re e të gjejmë sërish dëshirën për të rinisur. Të dëgjojmë mesazhin e plotë…

Dëgjo Mesazhin e Pashkëve të imzot Gjergj Metës...
30 mars 2024, 16:38