Kërko

Rev. Frank Dieter Fischbach, segretario generale Cec Rev. Frank Dieter Fischbach, segretario generale Cec

Kishat në Evropë: Fischbach, Sekretar i ri i Konferencës së Kishave Evropiane (CEC)

Kishat në Evropë: Frank Dieter Fischbach, protestant gjerman, është sekretar i ri i përgjithshëm i Konferencës së Kishave Evropiane (CEC)

R.SH. / Vatikan

I Nderuari Frank Dieter Fischbach emërohet sekretar i ri i përgjithshëm i Konferencës së Kishave Evropiane (Cec), organ Ekumenik evropian, me pjesëmarrjen e 114 Kishave të traditave ortodokse, protestante dhe anglikane nga e gjithë Evropa. I ardhur nga Kisha Protestante në Gjermani - lexojmë në një deklaratë - Fischbach sjell në Cec përvojë të madhe në teologji, në marrëdhëniet ekumenike dhe në dialogun ndërmjet kishave e institucioneve politike evropiane.

I emëruar nga Këshilli Drejtues i Cec, gjatë një takimi mbajtur në Hanover pak ditë më parë, Fischbach do ta nisë detyrën e re gjatë verës. Kryetari i Cec, Kryepeshkopi i Thyateira-s dhe Britanisë së Madhe, Nikitas, ishte i pari që e përshëndeti këtë emërim. Sipas tij, vendimi i Këshillit pasqyron dëshirën e Cec për "përballimin e çështjeve të rëndësishme, duke vlerësuar rolin e kishave në plazmimin e një ardhmërije më të ndritur për Evropën, në arritjen e paqes e të pajtimit. E do t’i dëgjohet edhe më fort zëri në dobi të vlerave të përbashkëta të krishtera, në sferën politike".

19 mars 2024, 11:16