San Giuseppe San Giuseppe

Lutje Shën Jozefit në festën e Shenjtit

Shkoni te Sh’Jozefi - duket sikur na thotë Krishti, pse unë e nderova dhe e desha si ta kisha babë; atij ia dorëzova çdo thesar e çdo pushtet  për dobi tuej,  ashtu si e pati për zemër.Kij pra, dhimbë për ne, o Sh’Jozef, pash atë dashni që pate për të Lumin Jezu Krisht! Kjoftë Lumni...

R.SH. / Vatikan

Lutje Shën Jozefit në festën e Shenjtit

(Faqe nga tradita)

1. Në këtë shekull plot me lot, te kush do të shkojmë për ndihmë, na të shkretët, o Shêjti Sh’Jozef, po të mos vijmë te ti, që Zoja t’i besoi gjithë thesaret e veta, për të na i nda ne?

- Shkoni te Shën Jozefi - duket sikur na thotë Zoja, e ai ka me ju ngushëllue!

Kij, pra dhimbë për ne, o Sh’Jozef, pash atë dashni që pate për t’Lumen Zojën e Bekueme! Kjoftë lumni...

2. Na e dimë mirë e e pranojmë se me mëkatet tona e kemi pezmatue zemrën e të madhit Zot, aq sa të meritojmë dënimet ma të randa. Po kush do të jetë streha jonë? Ku do të gjejmë shpëtim? 

- Shkoni te Sh’Jozefi - duket sikur na thotë Krishti, pse unë e nderova dhe e desha si ta kisha babë; atij ia dorëzova çdo thesar e çdo pushtet  për dobi tuej,  ashtu si e pati për zemër.

Kij pra, dhimbë për ne, o Sh’Jozef, pash atë dashni që pate për të Lumin Jezu Krisht! Kjoftë Lumni...

3. Fajet e mëkatet tona përnjëmend e bâjnë dorën e Zotit të randojë mbi ne.  E kush do të na dalë zot e do të na shpëtojë?

- Shkoni te Shën Jozefi -  duket sikur na thotë Ati i Gjithëpushtetshëm. Sh’ Jozefi në shekull ishte në vendin tem. Atij ia lashë amanet tem Bir, që asht kroni i të gjitha hireve e çdo nder vjen prej dorës së tij.

Kij, pra dhimbë për ne, o Shën Jozef, pash atë dashni, të cilën e diftove për të madhin Zot, që të mbushi me dhanti e të mira gjithfarësh. Kjoftë...

O Zot i Pushtetshëm e i mëshirshem, që Shêjtin Sh’Jozef e le roje të tand Bir e të Zojës së Bekueme, ban që për lutje e meritime të këtij Shêjti të madhnueshëm gjithë kshtenimi, së bashku me Shêjtin Atë Papë, të gëzojnë paqë e harmoni; denjoju me i bekue shtëpitë e konaqet tona, miqtë e anmiqtë tonë, e kështu, të gjithë bashkë, të mërrijmë një ditë n’ gazmend të Parrizit me gëzue përgjithmonë e jetës. Ashtu kjoftë! Atynë, Falemi Mëri, Kjoftë lumni...

Marrë nga oficja “Rrugha e Scelbimit”, Scoder 1898. Me sctanp t’Kolegs Papnore;  përshtatë në gjuhën e sotme, duke ruajtur dialektin gegë. Fq 56-58

19 mars 2024, 10:38