Mother Teresa of Calcutta No Greater Love Mother Teresa of Calcutta No Greater Love

Shenjtja Nënë Terezë: Shiko Kryqin e Krishtit!

Shenjta Nënë Terezë Bojaxhiu me jetën dhe veprat e saj na kujtoi se nuk bëhemi shenjtorë, nuk mund të krijojmë lidhje të thellë e intime me Jezusin dhe pa përqafuar kryqin. Nënë Tereza nuk e kërkoi vuajtjen, ajo e pranoi. Dhimbja nuk ka vlerë në vetvete, por ka vlerë nëse pranohet dhe më pas ofrohet në bashkim me Jezusin e Kryqëzuar. Jeta e Nënë Terezës na mëson të gjejmë pikërisht në Kryqin e Krishtit kuptimin e vuajtjes njerëzore!

R.SH. / Vatikan

Shenjta Nënë Terezë Bojaxhiu me jetën dhe veprat e saj na kujtoi se nuk bëhemi shenjtorë, nuk mund të krijojmë lidhje të thellë e intime me Jezusin pa përqafuar kryqin. Nënë Tereza nuk e kërkoi vuajtjen, ajo e pranoi. Dhimbja nuk ka vlerë në vetvete, por ka vlerë nëse pranohet dhe më pas ofrohet në bashkim me Jezusin e Kryqëzuar.

Jeta e Nënë Terezës na mëson të gjejmë pikërisht  në Kryqin e Krishtit kuptimin e vuajtje njerëzore! E, prej Tij, një këshillë, që të sjell paqen e humbur, madje forcën e Jetës!

Shiko Kryqin e Krishtit!

Kur je i zhgënjyer,

shiko Kryqin e Krishtit!

Kur je i tradhtuar

Kryqin shiko!

Kur të gjithë të braktisin

kur nuk mund të falësh

kur vdekja të tmerron

kur humbe çdo shpresë

kur askush s’të do

kur të ndjek pas dështimi

kur gjithçka të braktis

ti Kryqin shiko!

Ndaloju e mos ik!

Marinë përqafo,

Rri n’ gjunj para kryqit:

Kush para Tij pret

Pa e humbur besimin:

asgjë nuk humbet,

në Të gjen ngushëllimin!

18 mars 2024, 09:40