Kërko

 Santo Sepolcro, Gerusalemme Santo Sepolcro, Gerusalemme

Atë Patton: Pashkët, dritë edhe në përvojat më të këqija të njerëzimit

Kujdestari i Tokës së Shenjtë, Atë Patton në mesazhin e tij për festat, u kujton besimtarëve se nga varri i zbrazët i Krishtit “shpërthen shpresa”

R.SH. - Vatikan

Ringjallja është "kalim drejt një forme jete aq të re dhe të plotë" sa nuk mund të përfytyrohet dhe t'u kujtohet të krishterëve se janë Pashkët e Jezusit. Atë Francesco Patton, kujdestar i Tokës së Shenjtë, në mesazhin e tij të urimeve për Pashkët, me titull “Përtej errësirës së vdekjes”,  u tregon besimtarëve rrugën për të gjetur përgjigjen e një pyetjeje jetike: pse njerëzimi  preket nga vdekja, veçanërisht nëse është vdekje e një njeriu të dashur.

Duke shkuar përtej vdekjes

Atë “çast vuajtjesh, errësire ​​dhe dëshpërimi, që e pushton secilin prej nesh”, në “rrëshqitjen e pakthyeshme drejt misterit të vdekjes”- vijon Atë Patton - “e pason kalimi përtej”. Kështu i ndodhi Maria Magdalenës dhe dishepujve në udhëtimin për në Emmaus! "E papritur e habitshme", takimi me Jezusin e Ngjallur, me Atë që tani jeton në Zotin", natyra njerëzore e të cilit "tashmë është shndërruar plotësisht nga fuqia e Shpirtit Shenjt" dhe me të cilin përvoja e vdekjes është "kalim përmes dhe përtej vdekjes".

Mesazhi i Pashkëve nga Kujdestari i Tokës së Shenjtë, Atë Francesco Patton

Ringjallja ndriçon tragjedinë njerëzore! Varri bosh i Krishtit "çliron shpresën", përfundon Atë Patton, “sepse është i aftë të ndriçojë edhe përvojat më të këqija të jetës dhe të vdekjes, në të cilat mund të jemi të zhytur sot".

30 mars 2024, 13:30