Kërko

Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 17 – 24 mars

17 mars, Kisha kremton dielën e 5-të e të fundit të Krezhmëve, 'B', e gjithnjë më 17 mars, kalendari kujton shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës dhe shën Gjonin Sarkandër. Ungjilli i kёsaj sё diele nga shën Gjoni, na fton t’ia ngulim sytë kryqit tё Jezusit dhe më pas, kujton kokrrën e grurit që, duke u kalbur në tokë, krijon jetë të re. Jezusi erdhi mbi tokë, por do t’i duhej edhe të vdiste, për t’i çliruar njerëzit nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes e për t’u dhënë jetë të re!

R.SH. / Vatikan

E diel 17 mars, Kisha katolike kremton dielën e 5-të e të fundit të Krezhmëve, ciklit të dytë 'B',  e gjithnjë më 17 mars, kalendari kujton shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës dhe shën Gjonin Sarkandër. Ungjilli i kёsaj sё diele nga shën Gjoni, na fton t’ia ngulim sytë kryqit tё Jezusit dhe më pas, kujton kokrrën e grurit që, duke u kalbur në tokë, krijon jetë të re. Jezusi erdhi mbi tokë, por do t’i duhej edhe të vdiste, për t’i çliruar njerëzit nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes e për t’u dhënë jetë të re.

Të hënën më 18 mars, kalendari përkujton shën Çirilin, ipeshkëv të Jerusalemit e doktor të Kishës si dhe shën Anselmin, ipeshkëv të qytetit italian Lucca. 

Të martën më 19 mars, kalendari kremton festën e shën Jozefit, fatin e Zojës së Bekuar, Pajtorin e Kishës universale.

Të mërkurën më 20 mars, kalendari kujton shën Gjon Nepomuçenit e shën Klaudien. 

Të enjten më 21 mars, kalendari përkujton shën Nikollën nga Flye, Pajtor i Zvicrës. 

Të premten 22 mars, kalendari kujton shën Lean, vejushë romake e shën Palin, ipeshkëv i Narbonës. 

Të shtunën më 23 mars, kalendari kujton shën Turibin e Mogrovejos, ipeshkëv i Limës e shën Rebeken. 

Të dielën e ardhme më 24 mars Kisha do të kremtojë të Dielën e Larit, e gjithnjë më 24 mars kalendari kujton shën Katerinën e Suedisë, virgjër, bijën e shën Brigjidës.

Me këtë Diele të Larit të Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krishti, për Kishën katolike fillon Java e Shenjtë ose Java e Madhe e Pashkëve, siç quhej në shekullin IV në Egjeri e siç quhet edhe sot e kësaj dite ndër shqiptarë. Pra përfundojnë Krezhmët e hyjmë në kremtimet e Pashkëve. Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na propozon dy ngjarje e momente ngushtë të lidhura mes tyre: përkujtimin e hyrjes së Jezusit në Jerusalem dhe mundimet e Tij.

17 mars 2024, 09:02