Trembëdhjetë të Martet e Shëna Ndout
R.SH. - Vatikan
Trembëdhjetë të Martet me Shëna Ndoun, sivjet, fillojnë sot, e marte 19 marsit 2024. Trembëdhjetë të Martet e Shëna Ndout, janё njё devocion karakteristik antonian, me të cilin për 13 javë rresht besimtari përgatitet të bëhet i denjë për premtimet e Jezu Krishtit dhe pёr kremtimin e festës sё Shenjtit.
Lutje për t’u thënë çdo të Martë e edhe çdo ditë, deri më 13 qershor.
1. O i lumnueshmi Shenjti Shëna Ndue, ti që pate nga Zoti pushtetin të ngjallje të vdekurit, zgjoma shpirtin e dremitur e ma nxirr hirin, që të jetoj një jetë të kushtuar e të shenjtë.
Lavdi i qoftë Atit, Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
2. O i dituri Shenjti Shëna Ndue, ti që me doktrinën tënde ishe, e je, dritë për Kishën Shenjte e për mbarë botën, ma shndrit mendjen, që ta kuptoj të vërtetën hyjnore. Lavdi i qoftë Atit…
3. O Shenjt i mëshirshëm, që i ndihmon të gjithë ata, të cilët të luten plot me besim, më ndihmo edhe mua e të dashurit e mi në nevojën, që po ta paraqes në gjunjë para elterit tënd. Lavdi i qoftë Atit…
4. O Shenjt bujar, që duke e pranuar frymëzimin hyjnor, ia kushtove gjithë jetën shërbimit të Zotit e të vëllezërve, premto ta dëgjoj gjithnjë me bindje fjalën e të Tejetlartit. Lavdi i qoftë Atit…
5. O Shenjt i dashur, që me ndërmjetësimin tënd pranë Zotit, ua rikthen shëndetin shumë të sëmurëve, ndihmomë të shërohem nga sëmundja e prirjeve të këqija e nga çdo gërbulë mëkati. Lavdi i qoftë Atit,
6. O Shenjt, Pajtori im, që u përpoqe gjithnjë për shëlbimin e vëllezërve, më prij në detin pa fund të jetës, që të mund të arrij në limanin e lum të amshimit. Lavdi i qoftë Atit…
8. O i mëshirshmi Shëna Ndue, që gjatë jetës sate i nxore hirin e çlirimit shumë të dënuarve, ndërmjetëso që edhe unë të çlirohem nga çdo e keqe e të mund të jetoj në hir të Zotit. Lavdi i qoftë Atit…
9. O Shenjt Mrekullibërës, Zoti të dha hirin t’i ngjitësh prap për trup gjymtyrët e këputura, mos premto të bëhem gjymtyrë e prerë nga dashuria e Zotit dhe e Kishës. Lavdi i qoftë Atit…
10. O Shenjt i shumëdashur, ti që ndihmon për të gjetur sendet e humbura, bëj që të mos e humbas kurrë miqësinë me Zotin, por ta ruajë besnikërisht gjithë jetën. Lavdi i qoftë Atit…
11. O ndihmës i të varfërve, që ua dëgjon lutjen, kur ngarendin tek ti, pranoje lutjen time e paraqite para fronit të Zotit, që Ai i Lumi të ma japë ndihmën e Tij. Lavdi i qoftë Atit…
12. O Shëna Ndue, ti që ishe apostull i palodhshëm i fjalës së Zotit, më ndihmo që të jap dëshminë e fesë sime me fjalë e me verpa. Lavdi i qoftë Atit…
13. O fort i dashuri Shenjti Shëna Ndue, që e ke në Padovë varrin e bekuar; shikoji me dashamirësi nevojat e mia; dëgjoji lutjet, foli Zotit për mua, me gjuhën tënde të mrekullueshme, që as vdekja nuk mundi ta kalbë e ta prishë. Foli me të Zotit, që lutjet e mia të pranohen e dëshirat e mia të plotësohen. Lavdi i qoftë Atit,
Lutu për ne, o i mrekullueshmi Shenjti Shëna Ndue i Padovës
E do të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit!
Të lutemi:
O Zot i gjithëpushteshëm e i amshuar, që nëpër Shëna Ndoun e Padovës i dhe popullit tënd predikatarin zëmadh të Ungjllit e Pajtorin e të varfërve dhe të të munduarve, na e jep edhe ne, nëpër ndërmjetësimin e tij, hirin t’i ndjekim mësimet e jetës së krishterë e të mos na mungojë, në çaste të vështira, ndihma e shpejtë e mëshirës sate.
Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.
Si quæris miracula
Në lypë o njeri mrekulli
(Përkthim i vjetër, sipas traditës)
“Në lypë, o njeri, mrekulli,
Si n’idhnim, si në zor, si n’dekë.
Të këqijat zhduken gjithë unji,
I shëndoshtë n’ kjosh, o në fill tue hjekë.
O i mrekullueshmi Shêjti Shëna Ndue,
Ty qiella e toka âsht tue t’nderue,
Na ndër kambë tua sot kena rá
Deh! Pra po t’lutena ndihmë me na u bâ.
Djalli rrebtë me shumë duhí,
E gerbula n’shumë ezgjet,
Zhduken shpejt emnin tue ndi
Të Shëna Ndout, kur kush i thërret.
O i mrekullueshmi…
Fashitë deti me tallaze,
Zgidhen robtë n’robni t’ shtenguem,
Paqa vjen, s’rrinë me maraze,
Nieri jet kryekëput i gëzuem.
O i mrekullueshmi…
Gjâ n’t’pastë tretë për me e gjetë ké,
O burrë n’kjosh, o plak, o i ri.
Zòr, rrezik, çka të kesh mbi dhè
M’u zhdukë ka sall n’êmën të tij.
O i mrekullueshmi…
Padovant pa prâ diftojnë,
Gjith’këto punë që bâjnë vakí,
Një mbas tjetret e kallxojnë,
Nderim n’Shêjtin tue pertri.
O i mrekullueshmi…
Atit të madh i kjoftë lumní
Qi me t’Birin bashkë sundoftë,
E me Shpirtin gjith Shêjtní.
Të treve bashkë lumní u kjoftë”
O i mrekullueshmi…
Të lutemi: O Zot, kujtimi i Shëna Ndout, doktor ungjillor i Kishës, e gëzoftë familjen tënde që, e fortë në shpirtin e tij, të meritojë një ditë gëzimin e lumnisë së amshuar të qiellit.
Nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin… Amen.