Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
Patriarku Ekumenik Bartolomeu Patriarku Ekumenik Bartolomeu

Patriku Bartolomeu: Pashkët, në një datë të përbashkët

Urimet e Patrikut Ekumenik Bartolomeu drejtuar katolikëve dhe protestantëve pas liturgjisë hyjnore, kryesuar më 31 mars në kishën e Agioi Theodoros, në Stamboll: "Vullnet i mirë dhe gatishmëri nga të dyja palët. Kremtimi i veçantë i një ngjarjeje të vetme, i një Ringjalljeje të vetme, i një Zoti të vetëm, është shkandull"

R.SH. / Vatikan

I lutemi Zotit që kremtimi i përbashkët i Pashkëve, të cilin do ta kemi vitin e ardhshëm, të mos jetë përkim i lumtur, ngjarje e rastësishme, por fillim i caktimit të një date të përbashkët për krishterimin perëndimor, në përkim me 1700-vjetorin, në vitin 2025, të mbledhjes së Koncilit I Ekumenik në Nikea i cili, ndërmjet tjerash, trajtoi edhe çështjen e rregullimit të kohës së kremtimit të Pashkëve. Ne jemi optimistë, sepse ka vullnet të mirë dhe gatishmëri nga të dyja palët, pasi kremtimi i veçantë i ngjarjes unike të Ngjalljes së vetme të një Zoti të vetëm, është shkandull”. Ky, fragmenti më domethënës i fjalimit, mbajtur të dielën e kaluar nga patriku ekumenik Bartolomeu, pas liturgjisë hyjnore që e kryesoi në kishën e Agioi Theodoros, në lagjen Vlagas të Stambollit.

Duke kujtuar se "në këtë ditë (31 mars) vëllezërit tanë të krishterë jo-ortodoksë kremtojnë Ngjalljen e Zotit tonë nga të vdekurit", Bartolomeu u drejtoi "një përshëndetje të përzemërt dashurie gjithë të krishterëve që festojnë Pashkët e Shenjta" në gjithë vendet, duke njoftuar se kishte dërguar përfaqësues të Patriarkanës së Kostandinopojës pranë konfesioneve të tjera të krishtera "për t'u përcjellë urimet më të mira e më të përzemërta".

Sivjet Kishat Ortodokse do t’i kremtojnë Pashkët e Ngjalljes pesë javë më vonë se katolikët dhe protestantët, përkatësisht të dielën, më 5 maj. Ndërsa në vitin 2025, data do të përkojë: të dielë, më 20 prill.

Fjalimi i Bartolomeut dhe kujtimi për festimet e 1700-vjetorit të Këshillit I të Nikesë, është ndihmë e re për të gjithë ata që e konsiderojnë  domosdoshmëri caktimin e një date të përbashkët për kremtimin e Pashkëve nga gjithë të krishterët, çështje që Papa Françesku e ka prekur në një mori rastesh të ndryshme, ndërsa të njëjtin mendim e kanë pohuar edhe prijës të kishave të tjera të krishtera, duke përfshirë Patriarkun Ortodoks Kopt Tawadros II.

Në Nikea - lexojmë në një deklaratë të fundit nga Dikasteri për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve - "një shtytje vendimtare iu dha kërkimit të një date të përbashkët për Pashkët të gjitha bashkësive të krishtera të perandorisë në atë kohë, duke vendosur si datë për festën e Pashkëve, të dielën pas hënës së parë të plotë të pranverës. Meqë në të njëjtën kohë u vendos që Pashkët të kremtoheshin pas Pesach hebraike, data e përbashkët e Pashkëve për të krishterët dhe hebrenjtë u braktis”.

Në shekullin e 16-të, kur Papa Gregori XIII nisi përdorimin e kalendarit gregorian, sipas të cilit Pashkët festohen gjithmonë të dielën pas hënës së parë të plotë të pranverës, u vendos që Kishat e Perëndimit ta caktonin datën sipas këtij kalendari, ndërsa “Kishat e Lindjes vazhdojnë t’i kremtojnë Pashkët sipas kalendarit Julian, në përdorim në të gjithë Kishën para reformës së kalendarit gregorian, mbi të cilin u bazua Koncili i Nikesë, në vitin 325” .

03 prill 2024, 14:39
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031