Kreshmë me të varfërit në dioqezën e Sapës Kreshmë me të varfërit në dioqezën e Sapës

Dioqeza e Sapës: kursimet e fëmijëve për më të varfërit

Më 27 prill, në dioqezën e Sapës, nisma bamirëse “Kreshmë me të varfërit”, veprimtari shumë e dashur sidomos për fëmijët, që fillon me Kohën e Kreshmëve dhe përfundon për Pashkë. Kursimet e të vegjëlve u kthyen në një ndihmë sado të vogël për të varfërit, që iu dha atyre pikërisht të shtunën e kaluar. Mesha u kremtua nga ipeshkvi, imzot Simon Kulli

R.SH. – Vatikan

         “Ju jeni ambasadorë të bamirësisë”: kështu u tha ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli fëmijëve të dioqezës, që morën pjesë edhe këtë vit në nismën e bamirësisë “Kreshmë me të varfërit”. Gjatë gjithë Kohës së Kreshmëve, deri për Pashkë, vogëlushët kanë vënë mënjanë kursimet e tyre, të cilat iu dorëzuan nevojtarëve pikërisht të shtunën, më 27 prill, gjatë meshës në katedralen e shenjtes Nënë Tereza, në Vaun e Dejës. Më hollësisht të ndjekim informacionin e Violeta Marashit

Dëgjo Violeta Marashin...
Kreshmë me të varfërit
Kreshmë me të varfërit

KRESHME ME TË VARFËRIT

Është kthyer në traditë tashmë aktiviteti i dashur për fëmijët që titullohet “Kreshme me të varfërit”. Një iniciativë bamirësie kjo e organizuar nga Karitas dioqezan Sapa, që fillon që në kohën e Kreshmeve dhe deri për Pashkë. Gjatë kësaj periudhe, fëmijët kanë mundësinë të kursejnë diçka nga vetja e tyre, në mënyrë që të bëhen një ndihmë sado e vogël për të varfërit.

Aktiviteti i dorëzimit të kutiave u zhvillua këtë të shtunë, 27. 04. 2024, me pjesëmarrjen e protagonistëve të kësaj lëmoshe. Rreth 600 fëmijë shtegtuan nga famullitë e tyre të shoqëruar nga meshtarët e motrat, dhe u mblodhën në Kishën nënë të Sapës, në Katedralen e shenjtëreshës Nënë Tereza në Vau Dejës dhe morën pjesë në kremtimin e Meshës Shenjte të udhëhequr nga bariu i kësaj grigje, Imzot Simon Kulli në bashkëcelebrim edhe me meshtarë të tjerë.

Kreshmët me të varfërit
Kreshmët me të varfërit

Gjatë homelisë së tij, Imzot Simoni, në fillim citoi mesazhin e kutisë në të cilën ishte shkruar: “Edhe ti mund ti kthesh buzëqeshjen dikujt”, ndërsa vlerësoi shumë këtë gjest bamirësie tek fëmijët. Duke ju drejtuar fëmijëve, Imzot Simoni iu tha se me gjestin tuaj të bamirësisë gjatë kohës së krezhmeve “ju jeni ambasadorë të bamirësisë”. Keni kursyer nga vetja e juaj dhe keni gëzuar të varfërit. Ky është një mesazh i ungjillit, dhe ju fëmijë të mrekullueshëm dini ta jetoni ungjillin, duke bërë lëmoshë. E me këtë gëzim të dhurimit për të tjerët na bëni që edhe ne të rriturit të jetojmë plot gëzim. Kjo është ecja dhe rritja e jonë në fe dhe në jetën e krishterë. Ju jeni të mrekullueshëm sepse dimë të bashkëndajmë, dimë të ndihmojmë të varfërin, të sëmurin, dimë të dëgjojmë prindërit, mësuesit dhe edukatorët. Ju me gjestin e kutiave gëzoni të varfërit dhe të pastrehët, sespe keni hapur zemrën dhe keni dhuruar për tjetrin. Keni dhuruar Madhështinë e zemrës tuaj. Është vogëlsia e juaj që është e madhe për tjetrin. Krishti don vogëlsinë tonë por që e dhurojmë me dashuri të madhe. Ne do të vazhdojmë cdo ditë e ma tepër që ta shprehim dashurinë e Zotit tek vëllezërit e motrat. Në fund të fjalës së tij, ipeshkvi falenderoj nga zemra të gjithë personat që kujdesen për ju tha ai te familja, tek kisha, te shkolla dhe me rritjen tuaj dhe edukatën e zbukuroni dioqezën tonë që nga Tropoja e deri në Troshan. Vazhdoni të jeni shembull dhe model i jetës së krishterë. ” – përfundoi Imzot Simoni.

Kreshmët me të varfërit
Kreshmët me të varfërit

Pjesa e dytë e këtij aktiviteti vazhdoi më pas me një festë të gëzueshme nën tingujt e muzikës dhe animacionit me aktorët animator ku shfaqen lojra të ndyshme, duke përcjellë kështu edhe mesazhin e dashurisë,paqes, mirësisë dhe dashurisë vëllazërore mbi të gjitha me njëri- tjetrin.

29 prill 2024, 17:04