Imzot Meta vlerëson kontributin e madh të Atë Lellos S.J.
R.SH. / Vatikan
Me anë të një letre ngushëllimi Sh. T. Imzot Gjergj Meta, në emrin e Kishës Katolike në Shqipëri, shprehu ngushëllimet për humbjen e parakohshme të Atë Lello Lanzillit. Në një letër drejtuar Provincialit të jezuitëve, të Provincës së Mesdheut, Imzot Meta vlerëson kontributin e madh të Atë Lellos në fushën e edukimit, përqendruar kryesisht në Tiranë dhe Shkodër. Kontributi i tij vazhdon Imzot Meta në letër, bashkë me atë të jezuitëve të tjerë përbën një pjesë të konsiderueshme në historinë e ringritjes kishtare të dalë nga diktatura komuniste.
Ndër shumë detyra që ai mbajti me një autoritet të lartë spikat ajo e Atit Shpirtërorë në Seminarin e Shkodrës dhe e profesorit të moralit dhe psikologjisë. Po ashtu ai nuk hezitoi të merrte dhe të zhvillonte me shumë përkushtim edhe detyra të tjera, që i qenë ngarkuar, siç ishte ajo e drejtorit të gjimnazit Pjetër Mëshkalla si edhe në baritoren universitare.
Duke përmendur edhe përvojën e tij personale, Imzot Meta nënvizon, aftësinë e Atë Lellos në drejtimin e ushtrimeve Shpirtërore.
Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe mbarë provincës për humbjen e një personi si Atë Lello, në emrin e të gjithë ipeshkvijve të kishës katolike në Shqipëri, Imzot Meta e mbyll letrën duke siguruar afërsinë në lutje për mbarë familjen dhe njerëzit që e kanë dashur Atë Lellon.
Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i Kish.