Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro vivace
Programe Podcast
Cardinale Martini Carlo Maria CONCISTORO GIUGNO 1994 Cardinale Martini Carlo Maria CONCISTORO GIUGNO 1994

Kard. Martini: jeta në kohë Pashkësh na duket më e fortë se vdekja

Kard. Martini: Ndryshe nga Krishtlindja, Pashkët mbeten mister më i fshehur e më i vështirë”. Na e kujton përsëri ky shkrim i Kardinalit Martini, i titulluar "Kuptimi i Pashkëve, për ata që nuk besojnë. Pashka është ftesë për të shpresuar

R.SH. / Vatikan

Nga Kardinali Carlo Maria Martini

Ndërsa Krishtlindja na kujton instinktivisht figurat e atyre që (plot  shëndet) kërcejnë nga gëzimi i jetës, Pashka lidhen me përfytyrime më të ndërlikuara. Më shqetësuese. Por edhe më shpresëdhënëse!

Është historia e një jete të kaluar përmes vuajtjes dhe vdekjes, një jete që u rikthehet atyre, të cilët e patën humbur. Prandaj, nëse Krishtlindja ngjall atmosferë gëzimi e hareje pothuajse të shkujdesur (edhe ndër jo të krishterët e jobesimtarët), Pashka mbeten misteri më i fshehur, më i vështirë.

Dihet se e gjithë jeta jonë, përtej retorikës së lehtë, luhet kryesisht mbi terrenin e territ e të vështirësisë. Mendoj mbi të gjitha, në këto çaste, për të sëmurët, për ata që vuajnë nën barrën e padurushme të diagnozave ogurzeza, për ata që nuk dinë kujt t'ia shfrejnë ankthin, si dhe të gjithë ata për të cilët ia vlen ta kujtosh shprehjen e urtë figurative, që vjen deri tek ne nga lashtësia e vlen edhe për sot, ndonëse tepër e vështirë për t’u përkthyer: “Senectus ipsa morbus” "Pleqëria, për vetë natyrën e saj, është sëmundje".

Mendoj këto çaste për të gjithë ata, që e ndjejnë në korpin, psikikën a në shpirtin e tyre varrën e ligshtisë dhe të brishtësisë njerëzore: e janë, ndoshta- ndoshta, shumica e burrave dhe grave të kësaj bote.

Prandaj do të doja që Pashkët të ndjeheshin sidomos si ftesë për të shpresuar, edhe për të vuajturit, për të moshuarit, për të gjithë ata që  thyhen më dysh nën peshën e jetës, për ata që përjashtohen nga rrethet e kulturës sunduese, parimi (a iluzioni) absolut i së cilës është një i vetëm: “të jetë shëndosh e mirë”!

01 prill 2024, 10:45
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031