Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
LAVDET NË LATINISHT
Programe Podcast
Lutje për të burgosurit Lutje për të burgosurit  (AFP or licensors)

Nikaragua, dënohen 11 pastorë ungjillorë

Pastorët, të lidhur me organizatën Mountain Gateway, u arrestuan dy muaj më parë dhe u mbajtën në izolim pa takim me avokatët, as me anëtarët e familjes. Pas gjykimit me dyer të mbyllura, sistemi i drejtësisë i vendit i dënoi me akuzën për pastrim parash: dënime nga 12 deri në 15 vjet burgim, si dhe gjobë prej 80 milionë dollarësh për secilin.

R. SH. - Vatikan

Osservatore Romano

Njëmbëdhjetë pastorë ungjillorë të lidhur me organizatën amerikane Mountain Gateway, u dënuan nga drejtësia e Nikaraguas me akuza për pastrim parash. Për anëtarët e organizatës, me seli në Teksas - arrestuar dy muaj më parë dhe mbajtur në izolim pa kontakt me avokatët ose anëtarët e familjes - gjykatësit dhanë dënime prej 12 dhe 15 vjetësh burgim, si dhe gjobë prej 80 milionë dollarësh për secilin. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura.

Lajmin e bëri të ditur organizata Aleanca për Mbrojtjen e Lirisë, Adf Internacional, e cila e quajti këtë dënim “të parregullt”, si rezultat i një procedimi gjatë të cilit “autoritetet nuk qenë në gjendje të paraqisnin asnjë provë”.

Organizata për mbrojtjen e lirisë kërkoi që Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut të ndërhyjë e t’i nxisë autoritetet e Managuas për garantimin e respektimit të të burgosurve gjatë qëndrimit të tyre në burg.

Javë e Madhe pa atmosferë festive

Ndërkohë, për të dytin vit radhazi, Java e Madhe në Nikaragua u kremtua pa procesione në rrugët e qyteteve dhe pa Udhën e Kryqit, pasi ishin të ndaluara nga autoritetet. Kremtimet e vetme të autorizuara, u kryen brenda objekteve të kultit ose në oborret e tyre. Katër mijë policë rrethuan kishat e vendit, për të kontrolluar respektimin e ndalimeve.

05 prill 2024, 17:08
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031