Kërko

 Një gondolier në Canale Grande Një gondolier në Canale Grande  

Papa në Venedik, ndërmjet burgut, urave, rrugëve, kanaleve…

Përgatitjet përfundimtare për arritjen e Françeskut nesër, e diel 28 prill, në qytetin lagunor i cili i ka dhuruar Kishës tre Papë dhe ka mirëpritur po aq në rrugët e saj lundruese. Pesë orë, gjatë të cilave Papa do të vizitojë burgun e grave Giudecca, ku ndodhet pavijoni i Selisë së Shenjtë, do të takojë në "La Salute" të rinjtë, me të cilët do të kalojë urën për në San Marco dhe do të kremtojë Meshën në sheshin përballë Bazilikës madhështore të Shenjtit Pajtor

R. SH. - Vatikan

Mes rrugëve të Venedikut përplot me turistë - të cilët "këtu nuk mungojnë kurrë", siç thonë banorët, pa e fshehur një farë padurimi - dyndjen e të cilëve as aktivizimi i biletës së hyrjes dy ditë më parë nuk ka arritur t'i çkurajojë (sipas Bashkisë, e kaluan pragun e 23 mijë vetëve në dyzet e tetë orë), herë pas here mund të shihni fytyrën e qeshur të Papës Françesku. Ndërmjet gondolave ​​dhe vaporeteve, duken dyqane me maskat e Karnivalit Pantalone, Rosaura dhe Kolumbina, si dhe ndërtesat me arkitekturë dekorative, që e konfirmojnë përkufizimin e qytetit lagunor si "muze në ajër të hapur". Më pas, fletushka dhe tabela me portretin e Papës, në prag të vizitës së tij, nesër, e diel 28 prill, shoqëruar me programin dhe moton e zgjedhur “Rri në dashurinë e Krishtit”

Mesha para "Kishës së Artë"

Fjalë, të frymëzuara nga faqja ungjillore e shermendit dhe hardhisë, të cilat bien në sy edhe në një gjigandografitë vendosur në të majtë të skenës, deri dje ende në ndërtim në anën e kundërt të Sheshit të Shën Markut, pikërisht përballë Bazilikës së Shenjtit, "Kisha e artë” madhështore, pranë Pallatit të Dozhit, një nga simbolet më të njohura të Venecias dhe të vetë Venetos në botë. Në këtë kuadrat arkitektonik me bukuri të paarritshme, tashmë një vend koncertesh falë akustikës natyrore, aroma e kripur e kanaleve të shpon vrimat e hundës, ndërsa tingulli i orkestrës të arrin në vesh, duke gëzuar mëngjeset dhe aperitivët e klientëve të "Gran Caffè”,  frekuentuar në të kaluarën nga figura si Kazanova, Mozarti, Gëte, Bajroni... Këtu Papa Françesku do të kremtojë Meshën në orën 11:00, ndjekur nga Lutja e Mbretëreshës Qiellore: do të jetë ngjarja kulmore e vizitës së Papës, Papa i katërt në "Serenissima" pas Palit VI (1972), Gjon Palit II (1985), Benediktit XVI (2011); i pari, megjithatë, që shkon në Venecia për të vizituar Bienalen e Artit.

Të burgosura dhe artiste

E Diela e Papës në Venecia do të fillojë nga Bienalja, ose më mirë, nga nisja drejt Pavijonit të Selisë së Shenjtë, titulluar “Me sytë e mi”, vendosur sipas një zgjedhjeje sa romane, aq edhe sugjestive në burgun e Giudecca-s njëri nga katër institucionet ndëshkuese të grave në Itali, në ishullin me të njëjtin emër. Pikërisht në sheshin e brendshëm të Shtëpisë së Burgimit, helikopteri i Papës do të ulet në orën 8.00 të mëngjesit, i mirëpritur nga Patriarku Francesco Moraglia, së bashku me autoritetet e institutit, manastir deri në shekullin e 12-të, më vonë vend pritjeje dhe strehë e drejtuar nga murgeshat për prostitutat "të rikthyera në rrugën e Zotit, pas poshtërimit të veseve" - siç shkruhet latinisht në pllakën e fasadës. Një vepër aq e njohur, sa i jep emrin rrugës në të cilën shikohet porta e gjelbër e rëndë e hyrjes: Calle delle Convertite. Pjesa e jashtme, tani për tani, dominohet nga murali i Maurizio Cattelan, i titulluar Babai, i cili paraqet shputat e ndotura të dy këmbëve vigane ngjyrë hiri. Ndërkohë brenda bëhen përgatitjet për takimin e Papës Françesku, në oborr, me personelin administrativ, efektivët e policisë së burgjeve, vullnetarët dhe 80 gra të dënuara me burgim të gjatë, të cilat bashkëpunuan në krijimin e disa veprave dhe, dy përnjëherësh, shoqëruan vizitorët në pavijon që nga përurimi ditët e fundit. Më shumë se takim, do të jetë  përqafim nga Ipeshkvi i Romës me gratë - të reja, të vjetra, nëna, gjyshe - të cilat gjatë viteve të burgimit mësojnë të qepin dhe të ndreqin gjithçka të prishur - për t'u përsëritur shpresën se Zoti do t’i falë e do t’i ndihmojë të ecin drejt rimëkëmbjes, rilindjes, rifillimit. Pasi të përfundojë takimi, Papa do të arrijë në kishën e Magdalenës, domethënë, në "kapelën" e kompleksit të burgut, për t'u takuar - së bashku me kardinalin José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin, si dhe drejtues i Pavijonit të Selisë së Shenjtë - me artistët pjesëmarrës në Bienalen e Artit të Venecias

Në një motovedetë, për t’u takuar me të rinjtë

Udhëtimi i parë dhe i vetëm në ujëra (shumë venecianë shpresonin ta shihnin Papën në një gondol) do të bëhet për takimin pasues: Jorge Mario Bergoglio do të arrijë në Santa Maria della Salute me varkë patrullimi, ndërsa varkat tradicionale me kanotazh, të përqendruara në shtrirjen e ujit përballë "Magazzini del Sale" në kanalin e Giudecca, do të bëjnë  "alzaremi-në" apo urimin që u bëhet vetëm autoriteteve më të larta, ndërsa kalon procesioni. Në Santa Maria della Salute, që venecianët e quajnë më thjesht "La Salute" - “Shëndeti”, një bazilikë baroke e lindur si dhuratë kushtimi për Pajtoren e qytetit që i çliroi nga murtaja, në shekullin e 17-të. Papa do të takojë 1600 të rinj nga e gjithë zona e Trivenetos. Takimi do të bëhet jashtë, në zonën Punta della Dogana, prej nga spikat Bazilika - fasada e së cilës është në restaurim - në panoramën e pellgut të San Marco-s dhe Kanalit të Madh. Në këtë kohë përfundon krijimi i hapësirës për takimin: një skenë e vendosur pikërisht përballë etapave të uljes së vaporetos që notojnë përgjatë kanalit së bashku me gondolat tradicionale me turistë në bord.

Shëtitja mbi urë me djem dhe vajza

Takimi me të rinjtë do të jetë, ndoshta, një nga ngjarjet më përfaqësuese të të gjithë vizitës së Papës argjentinas në Venecia: Françesku në Papamobil,  i shoqëruar nga djem dhe vajza, do të shkojë në San Marco duke kaluar një urë të gjatë lundruese - e njëjta që përdoret për Maratonën e Venecias - deri në zonën Giardinetti del Doge. Një traditë tërësisht veneciane kjo, për të ndërtuar ura me rastin e festave, si ajo e Shëlbuesit, apo përvjetorë të tjerë të rëndësishëm. Gjest simbolik, në këtë rast, i shoqërimit të Papës nga të rinj që shkojnë drejt shtigjeve të jetës, me nxitjen “për të ecur gjithmonë përpara” e për të mos ndenjur kurrë “ulur” e aq më pak të “rrëzuar”.

Duke u lutur mbi reliket e Shën Markut

Pasi të ketë mbërritur në skelën ku qëndron kolona e luanit me krahë, Papa do të shkojë më pas në San Marco për Meshën, në të cilën do të marrin pjesë rreth 9 mijë besimtarë. Pas përfundimit të festës, Françesku do të vizitojë privatisht Bazilikën, ku do të nderojnë reliket e Shën Markut, domethënë trupin e grabitur nga Aleksandria e Egjiptit në vitin 828, gjurmët e të cilit humbën për shekuj deri në rigjetjen, mrekulli, sipas gojëdhënës Markiane, më 25 prill 1094, gjatë kushtimit të bazilikës kushtuar Apostullit, ndërtuar si varr posaçërisht për të ruajtur eshtrat e tij. Një çast final intim, plot lutje, ndërmjet shumë ngjarjeve publike në qytetin më piktoresk të Italisë, i cili i mirëpriti Papët e edhe i dhuroi Kishës universale dy shenjtorë: Piun X dhe Gjonin XXIII, e edhe një të Lum, Gjon Palin I.  Fytyrat e tyre duken nëpër rrugë, dyqane e famulli, thuajse janë ende gjallë  e ruajnë Lagunën.

27 prill 2024, 13:49