Kërko

Sidnej Sidnej

Sidnej, ipeshkvi dhe besimtarët goditen me thikë në kishë: arrestohet një person

Ipeshkvi i ritit lindor i bashkësisë së Bariut të Mirë, Mar Mari Emmanuel, u godit me thikë gjatë meshës, së bashku me disa besimtarë, në një kishë në jug-perëndim të Sidnejt, Australi. Sulmuesi u arrestua: ai iu afrua altarit dhe e goditi prelatin disa herë, në fytyrë dhe në qafë

R.SH. – Vatikan

Frikë në Wakeley, lagje perëndimore e Sidnejt, Australi, ku dje, më 15 prill, një burrë hyri në kishën e Krishtit Bariu i Mirë dhe goditi me thikë në fytyrë dhe në qafë Mar Mari Emmanuel, 53 vjeç, ipeshkëv i ritit lindor, ndërsa po mbante homelinë. Së bashku me prelatin u plagosën edhe besimtarë të tjerë. Personi përgjegjës për sulmin u arrestua nga policia, e cila e konsideron ngjarjen atentat terrorist.

Videoja u përhap në rrjetet shoqërore

Videoja e sulmit, përhapur përmes mediave shoqërore, tregon ipeshkvin, ndërsa një burrë i veshur me të zeza i afrohet ngadalë dhe e godet vazhdimisht me thikë në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit. Dëgjohen britmat e të pranishmëve dhe shihen disa prej tyre, që vrapojnë për të ndihmuar prelatin. Vetëm një nga të plagosurit u dërgua në spital, ndërsa të tjerët u trajtuan në vendngjarje. Lagjja mirëpret anëtarët e bashkësisë së vogël të krishterë asire, të cilët ikën nga persekutimi dhe lufta në Irak dhe Siri. Autori i sulmit është një 16-vjeçar.

Sulmi i dytë pas atij në qendrën tregtare

Australianët janë ende të tronditur nga një atentat tjetër i ngjashëm, ndodhur të shtunën e kaluar, në një qendër tregtare po në Sidnej, ku atentatori goditi me thikë njerëz të ndryshëm, duke shkaktuar gjashtë të vdekur e më se një duzinë të plagosurish. Kryepeshkvi i Sidnejt Anthony Fisher kremtoi një meshë për viktimat në katedralen e Shën Marisë.

16 prill 2024, 13:59