Kërko

14 të krishterë të vrarë në Kivu-në e Veriut pasi refuzuan të konvertohen në Islam

Civilët u kapën nga milicët e ADF-së në kufirin midis Kivu-së së Veriut dhe Iturit: për vite me radhë rebelët kanë vrarë për të kontrolluar burimet, duke mbuluar veprimet e tyre pas xhihadizit të rremë

R.SH. / Vatikan

Vjen nga Eringeti, në kufirin midis provincave të torturuara të Kivu-së së Veriut dhe Ituri, një nga faqet e fundit të dhunës së pafund në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Katërmbëdhjetë të krishterë, shumica të rinj, të vrarë me panga dhe kallashnikovë nga duart e rebelëve të Forcave Demokratike Aleate (ADF).

Refuzimi i konvertimit në Islam është shkaku i masakrës së tyre. Është vetëm masakra e fundit - veçanërisht brutale, siç dëshmohet nga një video të grupit xhihadist të ribotuar në Evropë nga burime të shoqërisë civile - e një gjurme të gjatë gjakderdhjeje që nuk ka të ndalur, të paktën që tre vjet, në këto zona kaq të pasura me burime natyrore te këmbët e vargmalit të Ruwenzorit.

Martirizimi i tyre u përmend ditët e fundit nga Papa Françesku: “Ata u masakruan, thjesht sepse ishin të krishterë dhe nuk donin të ktheheshin në islamizëm”, nënvizoi Ati i Shenjtë në audiencën me pjesëmarrësit e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatave Misionare Papnore.

Sipas fondacionit ‘Ndihmë për Kishën që Vuan’, nga 28 vendet ku të krishterët janë më të persekutuar në botë, 13 janë afrikanë dhe Republika Demokratike e Kongos është në vendin e parë. Për pesë vjet, ADF ka shpallur lidhjen e saj me shtetin e vetëshpallur Islamik.

Masakrat si ajo e rreth 10 ditëve më parë që ndodhi në Eringeti nuk janë të rastësishme, por sipas burimeve lokale ato ndodhin "të paktën një herë në javë" me bastisje në fshatra, ku rebelët djegin shtëpi dhe marrin fëmijë, por edhe në fusha e në rrugë. Situata përgjatë rrugës Beni-Kasindi, në pjesën veriore të Kivus Veriore, ku kalon tregtia e lëndëve të para, është shumë kritike. Rebelët synojnë të mbjellin panik, të indoktrinojnë fëmijët që nga ana e tyre bëhen autorë të masakrave.

28 maj 2024, 18:41