Papa Francesco a Verona il 18 maggio 2024, Mons. Pompili Papa Francesco a Verona il 18 maggio 2024, Mons. Pompili

Papa në Verona, imzot Pompili: me Françeskun për të kërkuar me forcë paqen

Ipeshkvi i Veronës imzot Pompilli do të mirëpresë Papën Françesku në vizitën baritore të shtunën më 18 maj. Pritja e gëzueshme e besimtarëve veronezë për takimin me Papën po rritet. Imzot Pompili: Verona përqafon interpretuesin më të besueshëm të Ungjillit

R.SH. – Vatikan

Nesër, e shtunë 18 maj, Papa Françesku do të vizitojë qytetin italian Verona, për të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar me titull Arena e Paqes 2024, në amfiteatrin romak të qytetit, ku Ati i Shenjtë Françesku do të takohet dhe do të dialogojë me realitete të ndryshme të shoqërisë civile, shoqatave dhe lëvizjeve popullore të pranishme në Itali.

“Arena di Pace 2024” nuk është një ngjarje e izoluar, por një udhëtim që filloi në qershor të vitit 2023, promovuar nga dioqeza e Veronës dhe disa revista katolike italiane. Ky projekt, i cili merr përvojën e Arenës së Paqes të viteve 1980 dhe 1990, lindi nga njohja se skenari global i një lufte të tretë botërore të pjesshme, për të cilin Papa Françesku ka folur disa herë, është konkret dhe dramatik në pasojat e tij, duke pasur parasysh konfliktet në Evropë dhe në pellgun e Mesdheut. Nga ky fakt urgjenca aktuale që ka bota kërkon të  shqyrtohet seriozisht se si paqja mund të kuptohet në kontekstin e sotëm dhe çfarë procesesh mund të ndërmerren për të ndërtuar paqen mes popujve.

Kështu, dita e nesërme, premton të jetë një ditë intensive për Papën, i cili do të vizitojë qytetin italian të Veronës. Në program të vizitës papnore janë qenë disa momente të veçanta si: përshëndetja me autoritetet civile dhe fetare, takimi me klerin dhe takimi me fëmijët e të rinjtë. Në mesditë Papa Françesku do të marrë pjesë në iniciativën "Arena e Paqes - Drejtësia dhe Paqja do të puthin", gjatë së cilës Ati i Shenjtë do t'i përgjigjet disa pyetjeve. Ashtu si në Venecia, Papa Françesku do të vizitojë të burgosurit me të cilët do të hajë drekë. Së fundi në program është kremtimi i Meshës Shenjte në stadiumin e Veronës Bentegodi. Secili prej takimeve të kësaj vizite papnore ka një domethënie të thellë për Kishën lokale të Veronës e cila dëshiron të jetë në harmoni me Papën.

Ungjilli në qendër të vizitës në Verona

Ipeshkopi i Veronës, Imzot Domenico Pompili, në mirkofonin e në Radio Vatikanit -Vatican News, flet për entuziazmin dhe gëzimin në rritje për takimin me Papën Françesku, "interpretuesin më të besueshëm të Ungjillit" - thotë imzot Pompili – i cili trajton konkretisht çështjet më të ndjeshme e aktuale të momentit, siç është çështja humanitare, paqja dhe kujdesi për shtëpinë tonë të përbashkët.

Ipeshkvi i Veronës Imzot Domenico Pompili

Ipeshkvi i Veronës, imzot Pompili nënvizon duke pohuar se, duam të themi se “paqja nuk është vetëm mungesa e luftës”, por edhe një hapje e nevojshme ndaj drejtësisë sociale dhe ekonomike, demokracisë, ekologjisë integrale, çarmatimit real dhe pritjes së emigrantëve. Zgjidhja, vijon ipeshkvi i Veronës imzot Pompili, nuk duhet të vijë vetëm nga lart, nga qeveria, por edhe nga angazhimi i domosdoshëm i të gjithëve.

Papa takon brezat

Vizita e Françeskut në Verona, thotë imzot Pompili, do të jetë një takim me Papën e njerëzve të të gjitha moshave, duke konfirmuar atë që është një nga shqetësimet e Atit të Shenjtë: vënia e dialogut ndërmjet brezave. Ky është një hap i rëndësishëm, kujton ipeshkvi i Veronës, për transmetimin e vlerave që janë baza e shoqërisë, në radhë të parë vlera e Ungjillit, në mënyrë që të forcohet tradita.

Afërsia e Papës në të paktën

Si në Venecia, edhe në Verona Papa do të ketë një takim intensiv me të burgosurit e burgut Montorio Veronese, një shenjë tjetër që Papa Françesku na ofron të kuptojmë se “nuk ka jetë njerëzore që mund të konsiderohet përfundimisht e humbur”, nënvizon imzot Pompili. "Për të gjithë ekziston gjithmonë një mundësi tjetër":

Kisha Veroneze

“Kisha që pret Papën – kujton Imzot Pompili – ka jetuar gjithmonë në kontakt të ngushtë me shoqërinë lokale. Historikisht këtu kanë lindur shumë iniciativa fetare, të cilat i kanë dhënë hapësirë​​projekteve kulturore, arsimore, të mirëqenies, shëndetësisë dhe bamirësisë”, duke dëshmuar faktin se – tha më tej ipeshkvi i Veronës – Kisha vendase jeton në osmozë me shoqërinë, në shërbim të së cilës ka qenë gjithmonë, duke përhapur vlerat e bashkëjetesës paqësore dhe vëllazërore. Edhe ky dimension social - përfundon imzot Domenico Pompili - përfaqëson një interpretim të Ungjillit që këtu në Verona ndihet në mënyrë të veçantë.

 

16 maj 2024, 10:39