UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR UKRAINE-RUSSIA-CONFLICT-WAR

Putin në Kinë, kërkohet zgjidhje paqësore për Ukrainën

Bisedimet për paqen, nënvizon presidenti rus, "duhet të përfshijnë interesat e të gjithëve". Zelensky anulon vizitën në Spanjë dhe Portugali. Vizitë surprizë në Kiev nga Blinken, i cili siguron ndihmën, ndërsa Moska përparon në Donbas

R.SH. / Vatikan

Bisedimet për Ukrainën duhet të kenë parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira në konflikt, edhe tonat” - pohoi presidenti rus Vladimir Putin i cili do të shtegtojë nesër, 16 maj, për t’u takuar me Xi Jinping në Kinë. Udhëheqësi kinez “është i mençur dhe vizionar” - pohoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që ndërkohë anuloi vizitën e tij në Spanjë dhe Portugali për shkak të situatës së brendshme të rëndë në Ukrainën, që duhet të përballojë ofensivën ruse në veri të vendit. 

Ndërmjetësimi kinez

Putin pohon se e mbështet planin e Kinës për zgjidhje paqësore të krizës ukrainase. Më shumë se një vit më parë, Pekini paraqiti një dokument që përcaktonte parimet e përgjithshme për përfundimin e luftës. Dokumenti u prit në mënyrë të vakët si në Rusi, ashtu edhe në Ukrainë. SHBA-të e quajtën paqësor qëndrimin e Kinës, ndërsa pasqyronte "qendrimin e rremë" të Rusisë dhe nuk e dënonte pushtimin e Ukrainës.

Zelensky anulon vizitën në Spanjë

Zelensky anuloi - siç u kujtua - vizitën që duhej të bënte në Madrid të premten e ardhshme, më 17 maj, sipas burimeve të Shtëpisë së Mbretit, pasi njoftoi se do të takohej me Felipe VI dhe më pas do të hante drekë në Pallatin Mbretëror. Pallati Zarzuela nuk shpjegoi arsyet e pezullimit të vizitës, e cila supozohej të ishte vizita e parë dypalëshe e kreut të shtetit ukrainas në Spanjë, gjatë së cilës qe planifikuar edhe takimi me kryeministrin Pedro Sanchez, për të nënshkruar një marrëveshje për sigurinë. Dje, vizita e papritur në Kiev e Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit, i cili siguroi se do të ndihmohet Ukraina. Thuhet edhe se presidenti Joe Biden po punon për dërgimin e një baterie tjetër raketash Patriot.

Përparimi i Moskës

Ndërkohë në terren mbi 7 mijë vetë janë evakuuar nga Kharkiv. Moska vazhdon të përparojë në rajonin verilindor. Ukraina ka organizuar ndërprerje emergjente në të gjitha rajonet e vendit për shkak të sulmeve ruse kundër termocentraleve dhe temperaturave të papritura. Estonia nuk do të dërgojë trupa. Franca do të dërgojë një grup të ri raketash tokë-ajër Aster për të rimbushur sistemin e mbrojtjes ajrore që mbron Kievin.

15 maj 2024, 15:51