Kisha Shkodrës përshëndet kryeipeshkvin e ri imzot Peragine
R.SH. / Vatikan
Kisha e Shkodër Pultit përshëndet emërimin e imzot Giovanni Peragine si Arqipeshkëv i ardhshëm (Koadiutor) i Arqidioqezes Metropolitane Shkodër-Pult. Kështu njofton Zëdhënës i KISH dom Mark Pashkja:
Sh. T. Imzot Giovanni Peragine do të jetë Arqipeshkvi i ardhshëm(Koadiutor) Arqidioqezes Metropolitane Shkodër-Pult. Në ambientet e Katedrales së Shën Shtjefnit, në praninë e klerit të dioqezës, meshtarëve, rregulltarëve dhe laikëve u bë publikimi i emrit i cili do të jetë pasardhësi i Sh.T.Imzot Angelo Massafra.
Imzot Peragine vjen në Shkodër pas një pervoje të gjatë misionare qoftë si meshtarë e qoftë si Ipeshkëv në Shqipëri. Kleri i kësaj Dioqeze dhe mbarë populli i Zotit falenderojnë Atin e Shenjtë Papa Françeskun për dhuratën e Ipeshkvit.
Në të njëjtën kohë ndërkohë që falenderojmë Zotin për dhuratën e Imzot Peragine, falenderojmë Sh.T. Imzot Massafra për shërbimin, përkushtimin dhe misionin e tij në vendin tonë. Si Kishë bashkohemi në lutje për misionin e ri të Imzot Giovannit dhe falenderojmë Zotin për gjithçka për Imzot Massafren.
Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i Kish.