Shqiptarët më 26 maj në shtegtim, tek Nëna e Këshillit të Mirë, në Gjenacan
R.SH. / Vatikan
Të dielën, më 26 maj, Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan pret bijtë e vet shqiptarë nga të katër anët e Italisë e të botës. Si çdo vit tashmë, edhe kësaj radhe, në përfundim të muajit të Zojës Mari, të dielën, më 26 maj 2024, shqiptarët do të shkojnë të shumtë në Shenjtnoren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Gjenacan, afër Romës, nën organizimin e përgjegjësit të baritorisë së emigrantëve katolikë shqiptarë në Itali, dom Anton Kodrarit.
FESTA E NËNËS E KËSHILLIT TË MIRË - PATRORES QIELLORE TË SHQIPËRISË
Të diel, më 26 maj 2024 - Genazzano (RM)
Koordinatori Kombëtar i Kujdesit Baritor të Katolikëve Shqiptarë në Itali, me mbështetjen e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë dhe ndihmën e Fondacionit 'Migrantët' të Konferencës Ipeshkvnore të Italisë, të dielën më 26 maj 2024, organizon festën e Nënës Këshillit të Mirë në Genazzano (RM). Në këtë kremtim liturgjik e manifestim kombëtar, do të jetë i pranishëm edhe Hirësia e Tij e Nderuar, Kardinali shqiptar dom ERNEST SIMONI.
Meshën solemne në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Gennazzano, në ora 12.00 do të kremtojë imzot Simon Kulli, Kryetar i Misioneve dhe Migracionit pranë Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë e ipeshkëv i Sapës.
Para kremtimit të Meshës, dom Anton Kodrari ka organizuar në ora 10.00 një takimi shkencor, historik e shpirtëror kushtuar Zojë së Këshillit Mirë, në të cilin do të marrin pjesë: Prof. Italo Sarro me temën: "Nëna e Këshillit të Mirë midis historisë dhe përshpirtësisë"; Proferesoresha Lucia Nadin, me temën "Shkodra e lashtë "shumë e krishterë" në tokën Veneciane, me kultin e saj marian"; Proferesoresha Enkelejda Shkreli me temën "Gjuha e shpirtit, e kuptueshme edhe për "analfabetët"; Dom Anton Kodrari - Koordinator Kombëtar i Kujdesit Baritor të Katolikëve Shqiptarë në Itali, me temën «Rrëfimi si të huaj dhe shtegtarë në tokë - dimensioni teologjik i shtegtimit".