Kërko

At Aleksandër Tanushi: 13-të të Martet e Shëna Ndout udhë drejt Krishtit

Atë Aleksandër Tanushi, ofm: shna Ndout na tregon udhën e Krishtit. "Me Shna Ndout e kemi më lehtë të shkojmë drejt burimit të jetës që është Jezu Krishti, rruga, e vërteta dhe jeta". Të 13-të të martat e shën Ndout na çojnë te bukura amshuar në Krishtin, pikërisht ashtu siç porosiste Shëna Ndou: “Në se predikon Krishtin, ai i shkrin zemrat e ngurrëta; në se i lutesh, Ai i ëmbëlson tundimet e hidhura; në se mendon për Të, ta mbush zemrën plot dritë; në se e lexon, Ai ta shuan etjen e mendjes.

R.SH. / Vatikan

“Trembëdhjetë të Martet e Shëna Ndout", janë devocion karakteristik antonian, me të cilin për 13 javë rresht besimtarët përgatiten për festën e Shenjtit, që bie më 13 qershor. Figura e shën Antonin të Padovës, predikatar i shquar dhe pajtor qiellor i të varfërve e atyre që vuajnë, nderohet nga besimtarët edhe përmes të Trembëdhjetë të Marteve". Këtë e dëshmon edhe prania e shumënumërt e shtegtarëve në Shenjtërore e Kisha kushtuar Shenjtit. Edhe në trevat shqiptare Shna Ndou nderohet me përshpirtëri, posaçërisht në Laç në Shqipëri dhe në Gjakovë në Kosovë.

Kremtimi i 13-të të martëve të Shëna Ndout u krijua në shenjë të kujtimit të ditës së varrimit të shenjtit, kremtuar të martën pas vdekjes së tij dhe pikërisht më 17 qershor të vitit 1231, në Padovë. Atë ditë, ndërsa trupi i Shën Antonit përshkoi rrugët e qytetit të Padovës, shumë mrekulli dhe hire iu dhanë atyre personave që në atë moment e thirrën, me lutje, ndërmjetësimin e Shëna Ndout pranë Jezu Krishtit, Zot e Shëlbues.

E dimë se për shën Antonin është themelor figura e Jezu Krishtit dhe kundrimi i Kryqit të tij. Kështu Shën Antoni, si pik referimi për shumë besimtarë, na mëson të ecim pas Krishtit Zot, të ecim me Krishtin Zot dhe t’i përkasim Krishtit Zot. "Me Shna Ndout e kemi më lehtë të shkojmë drejt burimit të jetës që është Jezu Krishti, rruga, e vërteta dhe jeta". 

Po për traditën shpirtërore të “Trembëdhjetë të Marteve të Shëna Ndout" e figurën e këtij Shenjti, flasim me françeskanin Atë Aleksandër Tanushi, ofm, zëvendës famullitar i Kishës së Shën Pjetrit e Palit Apostuj dhe Shenjtërores së Shna Ndou në Gjakovë. Ta dëgjojmë:

Atë Aleksandër Tanushi, ofm

 

07 maj 2024, 14:16