Kërko

 Muzeu Chora ose Xhamia Kariye rihap dyert e saj për vizitorët dhe adhuruesit në Stamboll Muzeu Chora ose Xhamia Kariye rihap dyert e saj për vizitorët dhe adhuruesit në Stamboll 

Turqi, Shën Shëlbuesi në Chora shndërrohet në xhami. Comece: goditje tjetër e rëndë për dialogun

Autoritetet turke e hapën që në fillim të majit kishën e lashtë të krishterë ortodokse bizantine në Stamboll, për kultin islamik. Sekretari i Përgjithshëm Prieto: "Hap i mëtejshëm përpara për zhdukjen e rrënjëve historike të pranisë së krishterë në vend dhe vendim i mjerueshëm, që do ta bëjë më të vështirë bashkëjetesën fetare"

R. SH. - Vatikan

Pas Hagía Sophia, një kishë tjetër e famshme historike bizantine në Stamboll,  përdorur si muze 79 vitet e fundit, shndërrohet në xhami. Është kisha e lashtë e Shën Salvatorit në Chora, e njohur në të gjithë botën për afresket dhe mozaikët e saj të pashembullt. Në një shënim të lëshuar dje, të enjten, 23 maj, Komisioni i Konferencave Ipeshkvnore të Bashkimit Evropian (COMECE) komenton me keqardhje vendimin e autoriteteve turke: "Është  hap i mëtejshëm përpara në zbehjen e rrënjëve historike të pranisë së krishterë në vend dhe vendim për të ardhur keq, që do ta vështirësojë më tej bashkëjetesën fetare. Me këtë veprim, çdo nismë dialogu ndërfetar e nxitur nga autoritetet e vendit do të humbasë pashmangshmërisht besimin”, pohon Atë Manuel Barrios Prieto, sekretar i përgjithshëm i COMECE.

Disa mozaikë të ruajtur në  Kishën e Shën Shëlbusit në Chora
Disa mozaikë të ruajtur në Kishën e Shën Shëlbusit në Chora

Emblema e krishterimit lindor

Katër vjet pas shndërrimit në xhami të Hagia Sophia - Kishës së famshme të Shën Sofisë, në Stamboll,  Kisha shumë simbolike e Shën Shëlbuesit në Chora të Stambollës, pëson të njëjtin fat. Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdoğan e hapi zyrtarisht Kishën Ortodokse të Krishterë Bizantine për adhurimin islamik që në fillim të majit 2024. Kisha e shekullit të 4-të është  emblemë e krishterimit lindor dhe kujtim i gjallë i pranisë historike të të krishterëve në vend. Tempulli bën pjesë në trashëgiminë kulturore botërore të UNESCO-s dhe ka funksionuar si muze për dekada.

Vizitorë në Kishën e Stambollit, shndërruar  për 79 vjet n muze
Vizitorë në Kishën e Stambollit, shndërruar për 79 vjet n muze

Ndryshimi i statusit të Hagía Sophia

Në korrik 2020, COMECE komentoi ndryshimin e statusit të monumentit të trashëgimisë botërore Hagía Sophia nga muze - në tempull mysliman, duke e konsideruar këtë "goditje kundër dialogut ndërfetar". Me atë rast, Konferencat Ipeshkvnore të Evropës vunë në pah edhe "problemin serioz" të Turqisë, që vijon t’u flasë me gjuhën e urrejtjes dhe të kërcënimit  pakicave kombëtare, etnike dhe fetare.

24 maj 2024, 11:33